“Qendra tregtare fshatare”– ndoshta mendoni se kështu quhet ndonjë godine е madhe me shkëlqim pompoz me dyqane dhe ofise në qendrën e ndonjë fshati? Jo! Bëhet fjalë për një pazar-ekspozitë, të quajtur kështu fare me shaka, i cili ka fituar popullaritet të madh.
Ideja për krijimin e qendrës tregtare fshatare është e katër vatrave të kulturës nga fshatrat dhe lagjet përreth qytetit Gabrovo dhe është realizuar gjatë vitit 2014. Qendra tregtare fshatare është një vend, në të cilin ofrohen ushqime shtëpie, produkte fshatar, ushqime të pastra ekologjikisht, shëndetësore, pa nitrate, pa konservues, shtesa dhe ngjyra artificiale, po kështu dhe mallra të artizanatit, një pjesë nga të cilat janë prodhuar në përputhje me teknologjitë autentike tradicionale. Por jo vetëm kaq:
“Në kuadrin e qendrës tregtare fshatare, fillimisht organizohet një skenë – tregon Margarita Stojanova, sekretarja në vatrën e kulturës “Hristo Botev 2008” në fshatin Garvan. Ajo u jep mundësi amatorëve të prezantojnë aftësitë e veta artistike, artin e të kënduarit dhe të vallëzimit. Përveç kësaj janë ekspozuar shumë mallra tradicionale, si për shembull kriporet prej druri, tipike dhe karakteristike për krahinën e Gabrovos, gjëra të punuara me dorë prej leshi e të prodhuara në shtëpi, shumë turshi, fruta dhe perime sezonale, ushqime të konservuara si për shembull marmelata e trashë prej kumbulle (pestil), fruta të thata. Ne dëshirojmë që ajo, të cilën e ruajmë si trashëgimi kulinare ta lidhim me prodhimin ekologjik, ushqimet e pastra dhe natyrën. Për shembull, frutat e thata në kohët e mëparshme janë tharë thjesht në diell ose në një vend të posaçëm për tharje, pa përdorur korrent ose sheqer shtesë, kështu iu ofrojmë klientëve në qendrën tonë tregtare fshatare.”
Pikërisht në sajë të vatrave të kulturës, iniciatorët e kësaj nisme arrijnë deri tek disa njerëz, të cilët i ruajnë zanatet, të tilla siç ka qenë dikur. Në një nga fshatrat e rrethit të qytetit Sevlievo, Xhaxha Todori me nofkën “Luga” vazhdon të prodhojë lugët e veta me anë të një dalte, jo në torno. Prodhimi i tij, i cili paraqitet në qendrën tregtare fshatare është më tepër një demonstrim i këtij zanati. Halla Stanka gatuan gjela prej sheqeri sipas një recete të vjetër familjare. Por, kuptohet, produkti më atraktiv është pestili kumbullash, shumë i përhapur në rajonin e qytetit Gabrovo.
“Pestili është prej kumbullave. Në kohën e kaluar në krahinën e Gabrovos e kanë gatuar prej një lloji kumbullash tradicionale për rajonin gjysmë malor, të cilat përmbajnë shumë sheqer dhe pak ujë. Por tani për prodhimin e pestilit përdoren dhe varietete të tjera kumbullash, me qenë se shumë nga pemët e vjetra frutore nga varietetet tradicionale tashmë janë tharë. Kumbullat zihen deri në një konsistencë të trashë pa i hedhur aspak sheqer suplementar dhe lëngu apo qulli i gatshëm hapet mbi dërrasa në një shtresë të hollë. Pasi shtresa e parë thahet, pestili kthehet dhe mbi të vendoset shtresa tjetër. Shtresat duhet të bëhen gjashtë. Lihet të thahet në një vend të thatë, pa dritë dhe me ajër të freskët, pas së cilës hiqet nga dërrasat dhe mbështillet në role. Prodhimi i pestilit fillon gjatë muajit shtator dhe i duhen disa muaj, që të thahet dhe të bëhet gati për konsum.”
Qendra tregtare fshatare është e njohur jo vetëm në Gabrovo, ku organizohen 7-8 edicione për vit. Ajo ka qenë si mysafire edhe në qytetet Sevlievo dhe Elena, kurse gjatë vitit 2016 ka vizituar dhe Brukselin, bashkë me pestilin e Gabrovos dhe prodhimet e tjera vendase.
“Njerëzit gjithmonë janë interesuar për traditat bullgare dhe për pazarin tonë. Atyre u pëlqen të vijnë, të hedhin valle, të dëgjojnë pak muzikë, të hanë ushqime të gatuara në kushte shtëpiake, të blejnë diçka, të përpiqen të ndiejnë atmosferën e së kaluarës dhe fëmijërisë së tyre, sepse akoma ka njerëz të moshuar, të cilët ruajnë traditën familjare të gatimit të ushqimeve. Në të njëjtën kohë gjitha të ardhurat pastaj përdoren për ndonjë nga kauzat e vatrave të kulturës.”
Me moton “Traditat e harruara kulinare dhe shijet e gjalla” pestili i Gabrovos, buka tradicionale vendase me farë buke, djathi i shtëpisë, byreku me djathë, rakia e shtëpisë dhe akoma shumë prodhime të tjera të shijshme u prezantuan nga Margarita Stojanova në kuadrin e Ditëve të trashëgimisë jo materiale kulturore në Bibliotekën e Kryeqytetit. Projekti zhvillohet me ndihmën financiare të Bashkisë së Kryeqytetit nga Qendra Regjionale për Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale Kulturore në Evropën Juglindore nën patronazhin e UNESKO-s.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..