Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presim edicionin e shtatë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Gjerdani i Atlimanit”

БНР Новини
Zllatka Stavreva
Foto: arkiv personal

Sipas traditës gjatë muajve verore tek ne organizohen shumë ngjarje muzikore, kryesisht në vendpushimet detare. Kështu turistët fitojnë diçka më shumë ndaj pushimeve të tyre, kurse pjesëmarrësit e festivaleve – një publik më të larmishëm dhe ndërkombëtar. Ndër forumet kulturore me tradita është “Gjerdani i Atlimanit”, i cili zhvillohet në “Parkun Detar” në qytezën Kiten. Sivjet datat e festivalit janë 6-10 qershor. Themeluesja dhe drejtorja e tij është  këngëtarja popullore Zllatka Stavreva. Partnere në organizimin e ngjarjes janë Bashkimi “Gjerdani i Atlimanit”, Bashkia Primorsko (pjesë prej së cilës është Kiteni) dhe bashkia – mikpritëse.

Gjatë vitit 2018 do të zhvillohet edicioni i shtatë i festivalit tonë folklorik – tregon zonja Stavreva. – Ai do të jetë nën patronazhin e doktorit Dimitër Germanov – kryebashkiaku i Primosrkos. Sivjet ia kushtojmë edicionin Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Motoja jonë është “Folklori dhe traditat – rruga evropiane ndaj suksesit”. Këtu, ku mali Stranxha e puth detin, natyra është e mrekullueshme. Paraardhësit tanë në kanë lënë histori mijëvjeçare, në të cilën gërshetohen gjurmët e disa kulturave të ndryshme. Me kënaqësi i presim ansamblet në këtë vend ekzotik të bregdetit jugor bullgar, ku ndodhet gjiri Atliman dhe plazhi i tij i pastër. Festivali është pjesë e kalendarit kulturor të Ministrisë së kulturës dhe Ministrisë së turizmit. Shfaqjet skenike do të vlerësohen nga juria me autoritet në krye me profesoreshën dr. Llozanka Pejçeva – folkloriste dhe muzikologe. Në të marrin pjesë këngëtarja e shquar Janka Rupkina, folkloristë të shquar, si docentja Donna Mihajllova - pedagoge muzikore në Moskë, doc. Vencisllav Dimov nga Akademia Bullgare e Shkencave, Dora Bareva – koreografe dhe anëtare e Këshillit ndërkombëtar të valleve pranë UNESKO-së, Nikollaj Çapanski – redaktor muzikor në programin Plovdiv të Radios Kombëtare Bullgare. Sivjet publiku do të mund t’i ndjekë prezantimet e ansambleve nga Rusia, Kosova, Austria, Maqedonia, Greqia, Ukraina, Polonia, Rumania, Turqia. Ndër tyre janë “Karuseli” nga Moska dhe ansambli vokal “Zëri” nga Austria. Akoma pranojmë kërkesa për pjesëmarrje – grupet mund të dërgojnë kërkesat e tyre deri më 15 maj.

Zonja Stavreva na shpjegoi gjithashtu se organizatorët kanë përgatitur një program interesant edhe për pjesëmarrësit e festivalit – në kohën e tyre të lirë do të vizitojnë vendin e shenjtë të trakëve “Begliktash”, muzeun “Të fshehtat e fundit të detit”(Kiten) dhe Muzeun Historik të qytetit Primorsko ku do të shohin thesarin e artë unikal, të gjetur në një kodër varrimi në rajonin Silihljar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Stojçev

Hyjmë në studion e gdhendjes së drurit në Samovodska Çarshija

Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..

botuar më 25-02-24 7.30.PD

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD