Për herë të nëntë me radhë sivjet fshati Jagodovo (Bullgari Qendrore) do të jetë mikpritës i Festivalit folklorik kombëtar për valle popullore “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, i cili mbledh mijëra adhurues dhe interpretues të folklorit bullgar. Me muzikë dhe valle pjesëmarrësit do të tregojnë amshueshmërinë e traditave bullgare të pasura.
Organizatori është klubi i valleve “Plloska” me drejtues artistik Martin Moçkov. Ai është koreografi i “Ansamblit Verior” të qytetit të Plevenit dhe shumë vite ka qenë pjesë e ansamblit të shquar të Neshka Robevës, ku ka marrë pjesë në krijimin e koreografisë së spektakleve “Dy botët” dhe “Fati”. Me të bisedojmë për idenë e festivalit “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”:
"Propozimi për këtë festival erdhi nga grupet që vallëzojnë valle popullore. Ideja është që ata njerëz të mblidhen në një vend, ku do të tregojnë këtë që e kanë mësuar gjatë vitit të kaluar nga udhëheqësit e tyre. Dhe përpiqemi ta mbajmë atë si traditë."
Qëllimi i organizatorëve është ruajtja dhe popullarizimi i folklorit bullgar. Prandaj në etapën e parë mund të marrin pjesë të gjithët ata që kanë dëshirë, pavarësisht nga mosha e tyre - të gjitha grupet folklorike dhe të gjitha ansamblet amatore.
"Festivali zhvillohet në dy etapa dhe i pari nuk ka karakter garues – shpjegoi Martin Moçkov. – Në të prezantohen grupe dhe klube të valleve popullore – aktualisht në Bullgari ka shumë të tilla. Ata tregojnë nga dy valle sipas dëshirës së tyre nga të gjitha krahinat folklorike. Etapa e dytë ka karakter garues dhe është vetëm për grupe amatorësh. Ato duhet të vallëzojnë në skenë me kostume. Pjesëmarrja e tyre vlerësohet nga juria e kualifikuar. Në të marrin pjesë pedagogë dhe profesorë nga Akademia e arteve muzikore dhe kërcimeve në qytetin e Plovdivit. Ata janë emra të shquar në artin folklorik bullgar. Drejtuesi i festivalit si zakonisht është Vasill Karamanliev, i cili shumë mirë arrin t’i argëtojë të pranishmit. Ai organizon gara të ndryshme interesante me çmime. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të kryebashkiakut të Bashkisë Rodopi Pllamen Spasov dhe me ndihmën e kryebashkiakut të fshatit Jagodovo, i cili e siguron skenën e ngjarjes."
Për këtë se si zhvillohet zakonisht festivali “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, na tregon Martin Moçkov:
"Fillojmë me festën e fshatit 29 qershor – Ditën e Shën Pjetrit, me kurban. Në vazhdim të 3 ditëve fshatarët dhe mysafirët e Jagodovos janë në stadium, ku çdo natë ekzekutojnë orkestra të ndryshme. Sivjet i kemi ftuar orkestrat “Humori i Trakisë“, „Kalloferi“, „Kotsi Band“. Fëmijët nga vatra e kulturës e fshatit do të çelin festimet. Të shtunën do të ndjekim festivalin “Në ditën e Shën Pjetrit me valle”, kurse për të dielën është parashikuar festivali i arteve “Të fshehtat e baules së gjyshes”. Në të marrin pjesë kryesisht kore dhe këngëtarë pranë vatrave të kulturës. Ata prezantojnë jo vetëm këngët e tyre, por edhe veshjet autentike popullore të rajoneve nga vijnë. Diçka tjetër që është karakteristike për fshin Jogodovo është gjella festive, e cila gatuhet në secilën shtëpi – kjo është tavë me oriz, lakër arme dhe pulë."
Për të ardhmen e festivalit, i cili tashmë është traditë zoti Moçkov tha:
"Duhet të zhvillohet. Dëshiroj që në edicionin tjetër jubilar të mbledh grupe nga anët e ndryshme të vendit, të cilët ekzekutojnë këngë popullore. Kështu do të ketë më shumë folklor, më shumë vazhdimësi midis këngëtarëve, ansambleve, mysafirëve."
"Presim festën e madhe të valles bullgare", tha kategorikisht Martin Moçkov dhe shprehi shpresë se festivali do të provokojë edhe vëmendjen e komuniteteve bullgare jashtë shtetit, të cilët edhe sot e mbajnë gjallë shkëndijën e folklorit bullgar e pse jo edhe të grupeve të huaja që e interpretojnë folklorin bullgar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..