“Që të gjithë ne vallëzojmë. Trokasim lehtë me këmbë, trokasim me gishta dhe lëvizim në mënyrë ritmike, kur e dëgjojmë muzikën. Vallëzimi është diçka e natyrshme, e cila na vjen nga brenda. Prandaj vallëzoni pak!” – na fton Veronika de Buur. Që në fëmijëri Veronika merret me praktika lindore dhe arte luftarake. Si nxënëse ajo stërvitet në vallëzime garuese dhe balet modern, kurse më vonë njihet dhe me vallëzimet e orientit dhe ato afrikane. Dhe të gjithë këtë pasuri të madhe stilesh, rrymash dhe teknikash me një entuziazëm të papërsëritshëm dhe një energji të pashtershme ajo ua transmeton zonjave dhe zotërinjve nga mosha e tretë.
“Këtë ide e kam prej shumë kohe – tregon Veronika. Sepse vërej sesi njerëzit e moshuar në Bullgari shumë shpesh qëndrojnë vetëm në shtëpi, kurse kur janë jashtë-qëndrojnë nëpër stola dhe zakonisht bisedojnë për sëmundje dhe gjëra të tjera triviale, sikurse jeta ka përfunduar për ta dhe asgjë e re dhe e mirë nuk i pret. Kurse unë doja që të bëja diçka me të cilën të ndihmoja njerëzit e moshuar të dëfrejnë, të mund të lëvizin.”
Ora e grupit fillimisht fillon me ushtrime për ngrohje mbi bazën e arteve luftarake Tajdxi cjuan dhe Ci gun – lëvizje në formë rrethi për lëvizjen e gjymtyrëve dhe të tendosjes. Punohet po kështu për balancë, për trup, ritëm si dhe për balancë midis gjysmës së majtë dhe të djathtë të trurit, që të mund ai të jetë në një shëndet të mirë. Kurse gjatë pjesës së dytë “nxënësit” mësojnë një vallëzim të veçantë – rumbë latinoamerikane, cha-cha-chá, jive, salsa, vallëzimet standarde tango, vals, fokstrot, dhe po kështu dhe vallëzime afrikane dhe orientale. Sa i përket moshës:
“Unë i marrë parasysh mundësitë e çdo një pjesëmarrësi individual. Kam pasur pjesëmarrës të moshave më të ndryshme: një grua 86 vjeçe, një tjetër me sëmundje të Parkinsonit në moshën 73 vjeçe, tani kam pjesëmarrës në moshën 76 vjeçe, por pjesa më e madhe janë rreth 60 vjetëve, të sapo dalë në pension – tregon Veronika. Zotërinjtë mjerisht akoma nuk janë paraqitur, por shpresoj shumë dhe i ftoj që të gjithë zotërinjtë, të cilët duan të lëvizin, të vijnë, kemi zonja të shkëlqyera dhe shumë interesante, me të cilat të bëjmë dyshe vallëzuese.”
Duke pritur fëmijë, Veronika zbulon se midis arteve luftarake, jogës për gra me barrë dhe vallëzimeve orientale dhe afrikane ka shumë gjëra të përbashkëta. Ajo përpunon një kompleks prej ushtrimeve, i cili është në themel të ushtrimeve të tjera të cilat i zhvillon – të gjimnastikës restauruese dhe vallëzime për gra me barrë dhe nëna me bebe.
“Bebja derisa është në vallëzim me mamin, dëgjon. Çdo një orë i kushtohet ndonjë vallëzimi dhe gjatë gjithë kohës tingëllon një muzikë e caktuar. Kështu e njohim beben që nga vet fillimi me llojet e ndryshme të ritmeve, me muzikën dhe derisa e vëre nënën e vet sesi lëviz dhe dëfren, bebja fillon të imitojë. Kam fëmijë të cilët, kanë filluar të ecin këmbadoras gjatë kohës së vallëzimeve. Muzika është shumë e dobishme, më në veçanti për vogëlushët deri më 1 vjeç, me qenë se, përmes muzikës dhe lëvizjes truri merr një stimulim të zhvillohet” – sqaron Veronika, e cila po kështu mëson prindër në bazë të metodës së njohur të doktorit Hervi Karp dhe është kryetare e Shoqatës “Bebe dhe fëmijë”, e cila merret me parrezikshmërinë e fëmijëve.
Cila është dobia për nënat dhe gratë me barrë?
“Ato marrin një kënaqësi, endorfine, dëfrejnë, por po kështu punojmë mbi rivendosjen e trupit pas lindjes, me fjalë të tjera, për një përforcim dhe rivendosje më të plotë të muskujve, të tendosjes dhe të nyejve dhe kyçet tek gratë. Posaçërisht kam përfshirë shumë ushtrime të lidhura me kryqin dhe shpinën, që janë mjaft të ngarkuara gjatë kohës së barrës”, sqaron Veronika de Buur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vesileva
Foto: arkiv personal
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..