Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 marsi – Festa Kombëtare e Bullgarisë

Dita e Çlirimit – në mes të diamanteve dhe hirit të historisë

Solidariteti ndërkombëtar dhe diplomacia sekrete

Mbrojtësit, Orllovo gnezdo të majës Shipka (piktor Aleksej Popov)

Hovi i bullgarëve drejt lirisë arriti kulmin me Kryengritjen e muajit prill të vitit 1876 e cila u shua mizorisht. Në mbarë Evropën u ngrit një valë e solidaritetit me popullin bullgar. Në shtypin e atëhershëm u botuan një sërë artikujsh tronditës për kryengritjen dhe për fatin e bullgarëve. Ndër të gjithë dallohej pena e gazetarit amerikan Xhenjuariës Makgahan, i cili shkruante për gazetat britanike.

Në Rusi lëvizja për solidaritet ishte tepër e fuqishme, gjë që ishte në sinkron me synimet shekullore të monarkisë ruse të sundonte mbi Ngushticat (Bosforin dhe Dardanelet). Që të mos bjerë prapë në izolimin në të cilin hyri pas Luftës së Krimesë, Petersburgu filloi një përgatitje intensive diplomatike për luftë me Perandorinë Osmane. Ndoshta gjatë këtyre bisedimeve me Fuqitë e Mëdha ishte caktuar harta e Ballkanit pas luftës pasi pala ruse pranoi një sërë kompromisesh. Kështu perandori Aleksandër II kishte mundësi të merrte punën në duart e veta dhe më 24 prill të vitit 1877 shpalli Luftën Ruso-Turke, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë.

Lufta e papritur e rëndë dhe paqja e kompromisit

Gjenerali Gurko përshëndet vullnetarët opëllçenas (1877-1878, piktor V. Goranov)

Ushtria Osmane ishte një kundërshtare e fuqishme. Lufta doli më e gjatë, më e rëndë dhe më e ashpër, se sa pritën në Shën Petersburg. Fitorja ishte rezultat i heroizmit të madh dhe ndihmës së gjerë të bullgarëve. Në përkrahje  të Ushtrisë Ruse luftuan çetat e rebelëve dhe më në veçanti vullnetarët bullgarë – opëllçenas. Opëllçenasit bullgarë morën pjesë në një sërë ndeshjesh kyçe duke përfshirë edhe betejën më të rëndësishme për tërë luftën – mbrojtjen heroike të Grykës Shipka – Termopilet Bullgare (21-26 gusht të vitit 1877). Aty rusët dhe bullgarët e penguan kundërsulmin e Sylejman pashës drejt Bullgarisë Veriore. Pas fitores te qyteti Pleven (dhjetor 1877), ku ushtria e mareshalit Osman pashë kapitulloi, komanda ruse plaifikoi kalimin dimëror përmes malit Ballkan. Të gjithë ekspertët ushtarakë konsideruan operacionin si të pamundshëm, por ai u kurorëzua me sukses me ndihmën e gjerë të bullgarëve. Ushtria Ruse përparonte në jug dhe korrte fitore vendimtare te Sofja, Shipka-Shejnovo dhe Pllovdiv. Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua varianti paraprak i Traktatit Paqësor të Shën Stefanit. Mirëpo, fati i trojeve bullgare u vendos definitivisht në Kongresin e Berlinit në korrik të vitit 1878, ku u materializuan bisedimet prapa perdes dhe kompromiseve midis Fuqive të Mëdha. E lirë mbeti Principata Bullgare (Bullgaria e sotme e Veriut dhe krahina e Sofjes) e cila formalisht ishte vasale e Portës së Lartë. Një pjesë e Bullgarisë Jugore u bë krahinë autonome në Perandorinë Osmane, ndërsa 1/3 e territorit të Ekzarkisë Bullgare iu kthye pa kusht sulltanit me të drejta me kuptim të mbuluar për vetëqeverisje të ardhshme. Zhvillimet e mëvonshme në Ballkan paracaktuan suksesin e kufizuar të luftës së bullgarëve për bashkim në vazhdim të 4 dekadave.

Çlirimi dhe gjeopolitika botërore

Pushtimi i llogores Grivishki pranë qytetit Pleven (1885, piktor N. D. Dimitiev-Orenburgski)

Roli i Rusisë mbretërore dhe politika e saj në Ballkan u bënë të diskutueshme pothuajse menjëherë pas Çlirimit, kur elita bullgare u nda në rusofilë dhe rusofobë. Rusia ishte një shtet autoritar, ndërsa idetë e revolucionit kombëtar bullgar u huazuan nga shtetet evropianoperëndimore. Madje në diskutimet më të ashpra të rusofilëve dhe rusofobëve asnjeri nuk diskutonte aktin e Çlirimit. Në vitin 1888, 3 marsi u shpall Ditë e Çlirimit, sepse kjo ishte dita në të cilën pas pesë shekujsh në hartën politike u ringjall emri i Bullgarisë. Festa nuk u ndryshua edhe në periudhën e viteve 1915-18 dhe 1941-44, kur Bullgaria ishte aleate e Gjermanisë në dy luftërat botërore, ndërsa në vitin 1916 zhvillonte përleshje të rënda me Rusinë në Dobruxhë. 3 marsi u bë Festë Kombëtare e Bullgarisë në vitin 1991.  Prapëseprapë në shoqërinë bullgare vazhdojnë diskutimet se cila ngjarje nga e kaluara të kremtohet si festë kombëtare bullgare. Kujtimi i paraardhësve tanë të cilët sakrifikuan jetën për lirinë, kërkon që patjetër data 3 marsi të respektohet.

Meqenëse edhe Rusia nuk do të kishte mundësi të na çlironte para se të kishte ndodhur Rilindja Bullgare dhe para se të kishte filluar lufta për pavarësi.

Për arsye, se në histori nuk ka “nëse”. Edhe nga këndvështrimi i sotëm nuk shihen mundësi të tjera për Çlirimin e Bullgarisë në fund të shekullit të XIX-të. Kështu paraardhësit tanë arritën të çlirojnë atdheun – me ndihmën e Rusisë. Përfituan nga mundësia, sepse gjeopolitika nuk është valle e dashurisë, por lojë e interesave. Me historinë nuk mund të diskutojmë. Prej saj vetëm mund të nxjerrim shembuj për të mirën, për arritjen e ëndrrave  me punën dhe vetëmohimin e njerëzve. Të marrim diamantet dhe të heqim hirin!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD