Përpara disa vjetëve këngëtarja e xhazit Lili Ilieva zgjedh të kthehet në Bullgari në vend të mundësisë të vazhdojë karrierën e vet si këngëtare në Groningen-Holandë, ku ka përfunduar arsimin e vet muzikor. Një nga muzikantët e parë, i cili e fton atë të këndojë në skenën atdhetare është Antoni Donçev – pianist, kompozitor dhe dirigjent i “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare. Lili ka pasur jo pak pjesëmarrje të përbashkëta me këtë orkestër , si dhe shfaqje të ndryshme me Antonin si pianist. Më 30 mars, në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare, të dy muzikantët do të zhvillojnë një koncert, i cili do të incizohet në një album me emrin “Little sunflower” /Luledielli i vogël/.
Më shumë mësojmë nga Lili Ilieva:
"Me Antoni Donçevin punojmë mbi këtë projekt prej 2 vjetëve. Për mua është një privilegj i madh të këndojë në një skenë me një muzikant si ai. Midis nesh ka një lidhje të veçantë kur jemi në skenë. Secili prej nesh ndihet në mënyrë shumë komforte në kompaninë e tjetrit. Liria në interpretim është e përbashkëta midis nesh. Programi, të cilin e kemi përgatitur për këtë koncert , është i përbërë prej veprave të ashtuquajturit “standardi të xhazit”. Si lindi ideja?... Do të kthehem pak mbrapa në kohën kur kishim datë për një koncert të përbashkët. Atëherë shqyrtonim se çfarë do të këndojmë dhe ai më tha se ka dëshirë të interpretojë balada. Antoni më la mua zgjedhjen e pjesëve. Çdo një prej tyre ka karakter të ndryshëm. Në fillim mu duk pak e çuditshme, sepse mendoja se për publikun nuk do të jetë aq intersante dhe tërheqëse të dëgjojë vetëm balada. Por, pas kësaj e pranova idenë e tij si një sfidë e madhe për mua si këngëtare. Të dy jemi të ndryshëm si improvizues dhe interpretues, mundim që çdo herë t’i bëjmë këto balada në mënyra krejtësisht të kundërta. Ne nuk kemi kufi, por kemi lirinë dhe improvizojmë vazhdimisht – në mënyrë që për publikun gjithmonë të jetë interesante. Dhe në fakt pas këtij koncerti, i cili qe në një klub të kryeqytetit gjatë vitit të kaluar, ne morëm vendimin ta incizojmë programin, por jo në studio, por gjatë një koncerti."
Pjesët të cilat Lili Ilieva dhe Antoni Donçevi do t’i interpretojnë më 30 mars në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare, do të jenë rreth 10. Ideja e dy muzikantëve është që gjatë muajve të ardhshëm të prezantojnë projektin e tyre në festivale dhe në skenat e koncerteve si tek ne , ashtu dhe jashtë shtetit.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaGrupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...