Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Era do të jetë verilindore, kryesisht e dobët, në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat do të jenë kryesisht midis 28° dhe 33°,..
Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe biznesmenit Petër Rafaillov u pritën në Gjykatën e Qytetit të Sofjes, njoftoi qendra e shtypit e..
Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin në Parkun Kombëtar “Rilla” vazhdojnë për ditën e dhjetë, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bllagoevgrad Keti Trençeva. Situata është më e vështirë në frontin verilindor, ku era po djeg barëra të..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për..
Rusia mbetet kërcënimi më i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për sigurinë tonë, së bashku me terrorizmin. Kjo u deklarua nga Zëvendës Sekretarja e..