Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/5 e bullgarëve jetojnë në varfëri

Foto: БГНЕС

Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Aeroplani me Ursula Von der Leyen qarkulloi mbi Plovdiv për një orë e gjysmë

Komisioni Evropian njoftoi detaje mbi rastin e sinjalit të bllokuar GPS të aeroplanit me të cilin Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen mbërriti në Bullgari të dielën, më 31 gusht, raportoi korrespondentja jonë e Brukselit Angelina Piskova...

botuar më 25-09-02 6.06.MD
Ministrja Temenuzhka Petkova

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova: Fushata e qeverisë për eurozonën nuk është propagandë

Para gazetarëve në Burgas, ku u lançua fushata kombëtare informative për eurozonën, Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova theksoi se shpjegimet rreth euros nuk kanë për qëllim propagandën. Ideja e fushatës, e organizuar nga Ministria e..

botuar më 25-09-02 1.40.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mohoi se ka pasur një sulm kibernetik ose hibrid ndaj avionit të Ursula von der Leyen

Nuk ka hetim për incidentin me bllokimin e sinjalit të avionit të Ursula von der Leyen. Kjo u njoftua para gazetarëve në Burgas nga Kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai theksoi se këto ndërhyrje nuk janë as kërcënime hibride dhe as kibernetike, duke..

botuar më 25-09-02 12.40.MD