Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
Në ditët në vijim, së bashku me “Morali, Uniteti, Nderi” (MEÇ) dhe “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS), do të paraqesim një votë mosbesimi mbi temën “Kundërveprim ndaj shtetit të pushtuar”, u tha gazetarëve bashkëkryetari i “Po, Bullgaria”,..
Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev informoi Kryeprokuroren Evropiane Laura Kövesi në Luksemburg për reformat e pritura për veprimtarinë e Prokurorisë Evropiane në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë. Georgi Georgiev..
Pesë mbrëmje të mbushura me muzikë, birrë cilësore dhe zona tematike i presin banorët dhe mysafirët e qytetit të Stara Zagorës (Bullgaria Jugore). Festa e dhjetë jubilare e Birrës do të mbahet nga 3 deri më 7 shtator 2025 në livadhin e Parkut “Zagorka”..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për..
Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve..