Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
Nuk është raportuar pengim i sinjalit GPS në aeroplanin me të cilin udhëtonte kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov për bTV, i cituar nga BTA. Ai e përkufizoi..
Mijëra qytetarë dolën mbrëmë në rrugët e Sofjes, të organizuar nga Iniciativa "Drejtësi për të Gjithë", për të protestuar kundër korrupsionit dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Borisllav Sarafov...
Të enjten do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Pasdite, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore, do të zhvilloheх vranësira më të konsiderueshme dhe do të ketë reshje të izoluara të shkurtra.Era do të orientohet nga..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për..
Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve..