Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
Sheshi përpara Katedrales Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski" bëhet përsëri një skenë, por jo për opera, por për "Koncertin Gala të Talentit Bullgar", në ditën e Bashkimit. Ideja e organizatorëve nga Fondacioni "Jordan Kamxhallov" është të prezantojë..
Të premten do të ketë diell me vranësira të shpërndara të larta. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme gjatë natës dhe para mesditës, kur në disa vende të izoluara do të bjerë shi. Temperatura..
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në Olimpiadën, e cila u..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për..
Rusia mbetet kërcënimi më i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për sigurinë tonë, së bashku me terrorizmin. Kjo u deklarua nga Zëvendës Sekretarja e..