Specat e mbushura janë një gjellë tradicionale në Bullgari. Në ditët e afërta do të zhvillohet festivali i parë i cili i kushtohet kësaj gjelle të posaçme, që pritet të jetë shumë i shijshëm dhe zbavitës.
Festivali i specit të mbushur do të mbledhë më 31 gusht banuesit dhe miqtë e qytetit Levski, që të provojnë gjellën tradicionale, pa të cilën nuk kalon asnjë panair vendas, tubim ose festë familjare. Prandaj dhe organizatorët nga bashkia e qytetit dhe vatra e kulturës kanë vendosur të “institucionalizojnë” specin e mbushur, duke e kthyer në një markë të festivalit të vet.
Kur u menduam se çfarë festivali kulinar të bëjmë për kënaqësinë e qytetarëve dhe të miqve, nuk kishim luhatje të mëdha, sepse speci i mbushur është sinonimi i panairit tonë-thotë kryetarja e bashkisë Ljubka Aleksandrova. Me fjalë të tjera, nuk ke qenë në panair në qytetin Levski, në qoftë se nuk ke provuar specat e mbushura të shtëpiakeve vendase. Kështu që Festivali i specit të mbushur do të shoqërojë sjelljen gazmore në qytet në fund të muajit gusht. Në fakt titulli i festivalit “Speci i mbushur-tradita më e shijshme e qytetit” sqaron çdo gjë.
Speci i mbushur në këtë krahinë detyrimisht është i kuq dhe i pjekur-të tjerat janë sekrete familjare, të transmetuara nga nëna vajzës për gatimin e një gjelle aromatike dhe pikante.
Historia e specit të mbushur është mjaft e lashtë-jo vetëm në qytet, por dhe në rajon, sepse kjo gjellë merr pjesë në menynë nëpër tubimet fshatare në forma dhe variante të ndryshme-shton kryetarja e bashkisë. Festivali ynë do të mundohet të fokusojë në vetvete dhe kohën moderne dhe traditat, duke shpallur garë për një recetë më autentike dhe më të veçantë dhe secili do të mund të prezantojë vështrimin e vet për specin e mbushur. Receta standarde është mish i grirë, oriz dhe magjia e erëzave, të cilat janë të ndryshme për çdo një familje më vete. Ka dhe variacione të ndryshme-përfshi dhe spec të mbushur me bulgur dhe mish. Kështu që shpresojmë se do të jemi të befasuar, sepse aq familje ka në këtë krahinë, po aq të shumta janë dhe recetat për specat e mbushura.
Dhe me qenë se festivali do të zhvillohet në kuadrin e panairit tradicional, pritet që qyteti të mbledhë të gjithë banuesit nga afër dhe nga larg. Kudo që të gjenden nëpër botë, ata nuk e lënë festën, na siguron Ljubka Aleksandrova.
Festivali mbledh në vetvete emocione të shumta, shumë miq dhe njerëz të afërt. Dhe me qenë se ushqehet me dashurinë e përbashkët , ajo është dhe erëza më e mirë e specit të mbushur në ditët e panairit. Në përgjithësi njerëzit kanë nevojë të jenë bashkë dhe të ndihen si një pjesë nga tradita në vendet, ku kanë lindur. Kurse kjo është mënyra t’i afrojmë dhe të mësojmë fëmijët me të njëjtat tradita. Gëzohem se gjetëm formulën dhe shpresoj që krahas festivalit të vendosim një traditë të mirë, që të mund të këmbejmë receta çdo vit dhe të jemi në një gjendje të mirë shpirtërore.
Për humorin tonë të mirë do të kujdesen dhe muzikantët në katër ditët e panairit-këngëtari raper - Ico Hazarta me grupin “Ëpsurt”, grupet “Diana Ekspres” dhe “ Tonika SV ” dhe folk-këngëtarja Reni. Dhe me qenë se theksi do të vihet mbi specin e mbushur, asnjë mik nuk do të mbetet i uritur-që të mund të ketë forca në fund të këndojë himnin e festivalit “Moj Conke, moj spec i kuq”.
Foto: oblevski.com, arkiv
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kjo verë bullgare është e trishtueshme . Nxehtësi me temperatura mbi 40 gradë për ditë të tëra. Dhe nxehtësia, së bashku me pakujdesinë dhe neglizhencën njerëzore, kanë ndezur qindra zjarre në të gjithë vendin tonë. Për javën e dytë,..
Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010..
Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin..
Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të..
Këtë vit shënohet pikërisht një shekull nga kremtimi i parë i Festës së Malit Rilla. Prej saj burojnë disa nga lumenjtë më të gjatë dhe me më shumë ujë të..
Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit..