Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri i psalmeve i Tomiçit nga shekulli i XIV-të është për herë të parë në Bullgari

Foto: BGNES

Libri i psalmeve i Tomiçit është një nga dorëshkrimet më të vlefshme mesjetare bullgare, i cili për herë të parë vjen në Sofje. Relikti i çmueshëm nga “shekulli i dytë i artë” (siç është e njohur periudha e sundimit të mbretit Ivan Aleksandër – 1331-1371) deri tani është ruajtur në arkivin e Muzeut Historik Shtetëror në Moskë dhe do të mbetet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Sofje deri më 8 dhjetor. Kjo është në lidhje me përvjetorin e 150-të të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave, pjesë prej së cilës është muzeu arkeologjik.

Libri kishtar është shkruar në gjuhën e vjetër bullgare nga murgjit e Shkollës së Veliko Tërnovos. Është prej letre, ka 301 faqe dhe në të ka 109 miniature të mrekullueshme – një ekzemplar i rrallë i artit të Paleologëve. Me ilustrimet e shumta Libri i psalmeve i Tomiçit, bashkë me Kronikën e Manasit dhe Ungjillin e Londrës, është një nga monumentet më të rëndësishme të shkruara nga shekulli i XIV-të dhe nga koha e Mbretit Ivan Aleksandër. Libri është gjetur në vitin 1901 nga profesori serb Sima Tomiç, me emrin e të cilit është i njohur. Zv.drejtori i Muzeut Historik Shtetëror në Moskë Andrej Janovski tha se libri i psalmeve vjen në Bullgari menjëherë pas restaurimit të tij që ka vazhduar 10 vjet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit

Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit  – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..

botuar më 25-08-18 4.55.PD

Fjetja e Hyjlindëses – festa e kishës më të madhe nga koha e Rilindjes Bullgare

Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..

botuar më 25-08-15 5.05.PD
Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD