Libri i psalmeve i Tomiçit është një nga dorëshkrimet më të vlefshme mesjetare bullgare, i cili për herë të parë vjen në Sofje. Relikti i çmueshëm nga “shekulli i dytë i artë” (siç është e njohur periudha e sundimit të mbretit Ivan Aleksandër – 1331-1371) deri tani është ruajtur në arkivin e Muzeut Historik Shtetëror në Moskë dhe do të mbetet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Sofje deri më 8 dhjetor. Kjo është në lidhje me përvjetorin e 150-të të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave, pjesë prej së cilës është muzeu arkeologjik.
Libri kishtar është shkruar në gjuhën e vjetër bullgare nga murgjit e Shkollës së Veliko Tërnovos. Është prej letre, ka 301 faqe dhe në të ka 109 miniature të mrekullueshme – një ekzemplar i rrallë i artit të Paleologëve. Me ilustrimet e shumta Libri i psalmeve i Tomiçit, bashkë me Kronikën e Manasit dhe Ungjillin e Londrës, është një nga monumentet më të rëndësishme të shkruara nga shekulli i XIV-të dhe nga koha e Mbretit Ivan Aleksandër. Libri është gjetur në vitin 1901 nga profesori serb Sima Tomiç, me emrin e të cilit është i njohur. Zv.drejtori i Muzeut Historik Shtetëror në Moskë Andrej Janovski tha se libri i psalmeve vjen në Bullgari menjëherë pas restaurimit të tij që ka vazhduar 10 vjet.
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..