Libri i psalmeve i Tomiçit është një nga dorëshkrimet më të vlefshme mesjetare bullgare, i cili për herë të parë vjen në Sofje. Relikti i çmueshëm nga “shekulli i dytë i artë” (siç është e njohur periudha e sundimit të mbretit Ivan Aleksandër – 1331-1371) deri tani është ruajtur në arkivin e Muzeut Historik Shtetëror në Moskë dhe do të mbetet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Sofje deri më 8 dhjetor. Kjo është në lidhje me përvjetorin e 150-të të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave, pjesë prej së cilës është muzeu arkeologjik.
Libri kishtar është shkruar në gjuhën e vjetër bullgare nga murgjit e Shkollës së Veliko Tërnovos. Është prej letre, ka 301 faqe dhe në të ka 109 miniature të mrekullueshme – një ekzemplar i rrallë i artit të Paleologëve. Me ilustrimet e shumta Libri i psalmeve i Tomiçit, bashkë me Kronikën e Manasit dhe Ungjillin e Londrës, është një nga monumentet më të rëndësishme të shkruara nga shekulli i XIV-të dhe nga koha e Mbretit Ivan Aleksandër. Libri është gjetur në vitin 1901 nga profesori serb Sima Tomiç, me emrin e të cilit është i njohur. Zv.drejtori i Muzeut Historik Shtetëror në Moskë Andrej Janovski tha se libri i psalmeve vjen në Bullgari menjëherë pas restaurimit të tij që ka vazhduar 10 vjet.
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..