Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Llavrov njoftoi, se Korporata Shtetërore Rosatom është gati të përfshihet në procedurat për zgjedhjen e realizuesit të ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Jemi me shpresë, se korporata shtetërore ruse ka shanse të mira, sepse ajo është prodhuese e reaktorëve bërthamorë dhe krijuese e teknologjisë së këtij projekti, tha zoti Llavrov pas takimit në Moskë me zëvendës kryeministren dhe ministre të punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva. Nga ana e vet në konferencën e përbashkët për shtypin ministrja Zaharieva theksoi perspektivat e mëdha para bashkëpunimit dypalësh në fushën e industrisë ushqimore me qëllim zgjerimin e shkëmbimit. Në kuadrin e takimit ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe Rusisë diskutuan edhe tema të rendit të ditës botëror dhe evropian, ndër të cilat siguria evropiane, bashkëpunimi regjional dhe situata në Ballkan, zhvillimet në Siri pas operacionit ushtarak turk. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësim në lidhje me mungesën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Ministrja Zaharieva shprehu keqardhja nga mungesa e vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.
Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Llavrov do të bëjë vizitë në Bullgari me ftesë të zëvendës kryeministres dhe ministre të punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, transmetoi agjencia TASS.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..