Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e imponoi Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës së Bashkimit Evropian

Foto: BGNES

Ballkani Perëndimor dhe përparimi i tij në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE ishte tema e një konference në Sofje me pjesëmarrjen e diplomatëve, deputetëve, shkencëtarëve dhe ekspertëve nga të gjitha shtetet ballkanike. Ngjarja u zhvillua nën patronazhin e Fondacionit për Reformë Evropiane “New Direction” dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar. Eurodeputeti Angell Xhambazki tha gjatë hapjes se qëllimi i forumit është që të artikulohet sa më qartë pozita bullgare dhe politika e Bullgarisë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

“Fillojmë me Maqedoninë, të cilën unë kurrë nuk do ta quaj Veriore, Jugore, E Epërme apo E Poshtme. Ajo për ne është vëllazërore, bullgare, është shteti i dytë bullgar në Ballkan. Politika e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë tashmë disa dekada është hezituese. VMRO-ja ekziston sepse Maqedonia është një çështja e politikës së jashtme. Jam i lumtur se arrita ta tërheq vëmendjen, siç të partnerëve të mi nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë, kështu edhe të Institutit Republikan të ShBA-së – për t’i njohur me pikëpamjen tonë.”

Tema për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor është e pranishme në rendin evropian të ditës gjatë dy vjetëve të fundit. Dhe kjo është për shkak të Bullgarisë, e cila e bërë atë prioritetin e politikës së jashtme të vendit gjatë Presidencës bullgare të Këshillit të Evropës gjatë pjesës së parë të vitit 2018. Shteti ynë me sukses organizoi forumin për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe përqendroi vëmendjen e vendeve të tjera evropiane mbi problemet e regjionit. Takimi i fundit i këtij formati ishte gjatë vitit 2003 në Selanik.

“Për 15 vjet u bënë shumë gjëra – tha në fjalimin e saj gjatë konferencës Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Bullgaria, Rumania dhe Kroacia u bënë anëtare të Bashkimit Evropian. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian u bënë aleate të NATO-së. Në të njëjtën kohë gjatë këtyre viteve 6 prej shteteve të regjionit tonë patën shumë pengesa në rrugëtimin e tyre euroatlantik. Unë, pavarësisht se jam një nga ministrat e punëve të jashtme, të cilët kritikojnë më ashpër vonesën e Këshillit Evropian në marrjen e vendimit për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, nuk mendoj se problemi është vetëm në BE. Mendoj se përgjegjësinë dhe rolin më të madh e kanë vendet e Bashkimit Evropian. Sepse kur dëshiron të bëhesh pjesë e projektit më të suksesshëm dhe më demokratik, atëherë duhet t’i plotësosh kriteret për këtë. Kuptojmë se këto reforma janë të vështira, të dhimbshme dhe të shtrenjta. Edhe ne e kaluam të njëjtën rrugë.”

Një nga gjërat që provokojnë më shumë kontradikta në forume të tilla me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor, është ajo për vlerësimin e rajonit tani dhe para 1-2 vjetëve. Përvoja e deritanishme e ministres tregon se nuk ka përgjigje të një kuptimtë. Sipas Zaharievës gjatë viteve të fundit në politikat e vendeve të ndryshme ballkanike u bënë shumë ndryshime, një pjesë prej të cilave – shumë pozitive. Diplomacia bullgare bëri shumë për zgjidhjen e një problemi të koklavitur të lidhur me marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, duke nënshkruar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë  ndërmjet të dyja vendeve. Ishte zgjidhur dhe problemi  shumëvjeçar i lidhur me emrin e vendit, të kontestuar nga Greqia. Po vazhdojnë dhe negociatat sa u përket kapitujve të ndryshme për aderimin e Malit të Zi dhe Serbisë. Por bashkë me sukseset, Zaharieva përmendi dhe ngadalësimet e reformave në disa nga vendet e Ballkanit, të lidhura me të drejtat e njeriut, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit.

Eurokomisionerja bullgare Maria Gabriel gjithashtu nënvizoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane, duke thënë:

“Akoma në javën e parë të punës së Komisionit të ri Evropian deklarojmë në mënyrë të qartë dhe të saktë – Ballkani Perëndimor është ndër prioritetet tona dhe mund të mbështeteni tek komisionerja bullgar për më shumë nisma konkrete në fushën e saj të re – inovacionet, studimet shkencore, arsimi, kultura, të rinjtë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët diskutojnë votën e mosbesimit ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov

“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..

botuar më 25-04-02 12.13.MD

Të rinjtë bullgarë janë gjithnjë e më mosbesues, por janë pragmatikë dhe të prirur ndaj demokracisë

Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..

botuar më 25-03-30 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit  Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..

botuar më 25-03-29 8.30.PD