Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miu – besime popullore dhe tradita

Foto: pixabay

Simpatikë, inteligjentë, kreativë dhe jashtëzakonisht aktivë dhe komunikues...Sipas horoskopit kinez këto janë vetëm një pjesë nga cilësitë pozitive të atyre të cilët kanë lindur nën shenjën e Miut - viti i parë nga përgjithësisht 12 në ciklin e kalendarit kinez. Në vitet e Miut kanë lindur Mocarti, Tolstoi, Marlon Brandoja, Antonio Banderasi  dhe kuptohet akoma shumë personalitete të njohura, muzikantë të talentuar, artistë, shkrimtarë, shkencëtarë dhe politikanë. Besojmë apo jo, shumë këndshëm tingëllon parashikimi se viti i Miut, i cili fillon më 25 janar 2020, do të sjellë mundësi të reja, suksese, dashuri dhe para.

Dihet se përpara pranimit të krishterimit, proto-bullgarët kanë përdorur ciklin 12 vjeçar numërues nga Azia Lindore, në të cilin çdo vit sjell emrin e një kafshe të caktuar. Përmes një studimi, kryesisht të të ashtuquajturës Listë të emrave të hanëve bullgarë, është saktësuar se kalendari  i proto-bullgarëve përkon krejtësisht me kalendarin e njohur të sotëm kinez. Të njëjta janë dhe emërtimet- viti i parë është samor (mi), i dyti është shegor (dem) e kështu me radhë.

Në përfytyrimet mitologjike të paraardhësve tanë miu pasqyron forcat e pista. Ekziston dhe një legjendë sipas së cilës tek minjtë mund të mishërohen shpirtrat e papastra dhe qeniet demonike. Kjo  është lidhur  dhe me minjtë shtëpiakë dhe me ata fushorë, të cilët sjellin  dëme të mëdha mbi të mbjellat, shëtisin nëpër hangarët dhe dollapët dhe i hanë ushqimet e mbledhura. Hanë rrobat dhe stofrat.

“Kur nuk ka mundur të gjejë ndonjë mjet tjetër kundrejt kësaj kafshe e cila krijon bela tepër të shumta, fshatari ka kërkuar ndihmë nga fusha shpirtërore” - shkruan etnografi ynë i njohur Dimitër Marinov dhe citon një besim në të cilin tregohet se miu është “një kukudh i vogël, i cili nuk mund të mposhtet me ndonjë mjet tjetër përveç përmes lutjes, përmes marrjes me të mirë”. Për nder të minjve dikur kanë festuar të ashtuquajturat Festa të Minjve të cilat kanë zgjatur dy-tre ditë dhe shumë rrallë shtatë ditë. Më i përhapur është festimi i tyre më 27 tetor - në ditën e Shën Nestorit në kalendarin kishtar. Në disa vende festohet më 24 nëntor kur është Shën Ekaterina, e cila sipas besimit popullor  është përkrahëse e minjve.

Për përfaqësuesit e grupit etnografik rupci në Stranxha dhe në Rodopet, si dhe të emigrantëve të ardhur në Dobruxha, Festat e Minjve janë në ditët e quajtura Trifunci ( 1,2 dhe 3 shkurt) kurse në disa vendbanime  në po këto krahina - në ditën e hënë - Pesi (në ditën e parë nga Kreshmët e Mëdha dhe në të dielën e Shën Thodhorit).

Veprimet e ritit kanë qëllim të neutralizojnë dhe të dëbojnë kafshët e dëmshme - gratë me sy të mbyllura lyejnë me balt sipërfaqen e shtëpisë rreth vatrës, vrimat e minjve, katër qoshet e dhomës, që të mund të “lyejnë sytë e minjve”.

Në Trakinë Lindore, që të mbyllin gojën e dëmtuesve, qepin mbi një copë pëlhure dhe e hedhin në zjarr. Gjatë Festave të Miut  nuk përmenden emërtimet e kafshëve por i quajnë “momci”, “glluhari” e të tjera. Respektohen dhe ndalesa të tjera - nuk punohet me lesh dhe me sende të mprehta, nuk hapen baulet me rroba, kazani me sallo dhe sënduku me miell.

Si një pjesë nga Festat e Miut ose në një kohë tjetër, dikur  janë organizuar të ashtuquajturat “dasma të minjve”. Dy gra me emra të njëjtë kanë kapur një mi femër dhe një mashkull, “i kanë veshur” si çift i ri, i kanë lidhur njëri pas tjetrit dhe i kanë vendosur në një shportë, ose në ndonjë send tjetër prej druri. I gjithë fshati është nisur pas “çiftit” nën tingujt e muzikës dasmore. Kanë shkuar në pyll, aty rreth lumit ose në një pllajë të lartë dhe i kanë lëshuar minjtë. Kanë besuar se pas tyre do të nisen dhe vëllezërit e tyre dhe të gjithë do të ikin nga shtëpitë dhe toka e fshatit. Pas kësaj kanë rregulluar një tavolinë festive.

Në shtëpitë në të cilat nderojnë Festat e Miut nuk ka minj - kanë thënë dikur. Por në qoftë se mbi të gjitha këto ato paraqiten, kjo do të thotë  se ndokush nga familja vjedh ose nxjerr fshehurazi gjëra nga shtëpia, se nuset nuk i dëgjojnë vjehrrat, kurse djemtë - baballarët e vet, se nuk ka një mirëkuptim midis anëtarëve të familjes.

Sipas ëndërrimtarit popullor, në qoftë se në gjumë shikon minj - do të kesh probleme dhe shqetësime, do të të braktisin shokët....Në qoftë se e dëbon - do të të arrijë e mira, në qoftë se e kap në ëndërr- të pret një fitim. Të paktën në dy nga këto besime pamja e miut afrohet me miun simpatik, nën tutelën e të cilit do të kalojnë muajt e ardhshëm sipas numërimit të Azisë Lindore - deri më 11 shkurt 2021.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD