Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostadin Gençev: “Folklori është një burim i pashtershëm”

Muzika popullore është jetë dhe profesion për gajdexhiun e njohur Kostadin Gençev. Para pak kohe ai festoi jubileun e vet të 50. Ai është instrumentist virtuoz, autor orkestrimesh të melodive dhe valleve popullore. Është autor muzike në bazë të folklorit për filma të ndryshëm dhe pjesë teatrale. Ka marrë pjesë në shumë projekte bullgare dhe ndërkombëtare. Kostadin Gençev është bashkëthemelues i grupeve novatore “Bullgara”, “Diva Reka”/”Lumi i Çmendur”/ mjaft të njohura mes auditorit të rinisë, i quajnë një dukuri të jashtëzakonshme në skenën bullgare.  

Sukseset e veta Kostadini i dedikon përkushtimit të vet, por dhe dijeve të fituara teorike në Shkollën Kombëtare të Artit Folklorik “Filip Kutev” në qytetin Kotell dhe Akademinë Muzikore “Panço Vlladigjerov”- në qytetin Sofja, të cilën e përfundon në degën e kompozimit në klasën e profesorit Krasimir Taskov. Një përvojë të vlefshme profesionale mbledh  dhe në Ansamblin Folklorik “Sliven”, në Ansamblin Kombëtar për Këngë dhe Valle Folklorike “Filip Kutev” dhe si solist-instrumentist në Orkestrën për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.

Kostadin Gençev  tregon për Radio Bullgarinë mendime të veta për rolin e muzikës popullore në krijimtarinë e kompozitorëve.

Çdo një periudhë nga jeta është e rëndësishme për rritjen në muzikë, siç është dhe rasti im”, thotë Kostadin Gençev dhe shton: Unë mundohem gjithmonë të prezantoj diçka të re, diçka më të ndryshme me shumë shije mbi bazën e kësaj që kam mësuar gjatë viteve. Shpresoj që njerëzit ta vlerësojnë dhe ta pëlqejnë. Kuptohet se në themel të të gjithave është folklori. Unë jam i ushqyer me të. Me kalimin e viteve unë e zgjerova horizontin tim. Përfundova degën e kompozicionit në profilin klasik, gjë e cila është shumë më e ndryshme. Kthej një vështrim mbrapa dhe shikoj se kam mësuar shumë edhe nga xhazi, nga muzika etno dhe i kam aplikuar në muzikën time. Shpresoj që të jem në rrugë të drejtë. Folklori është në thelbin e shumë veprave.  Kryeveprat më të mëdha në muzikën simfonike bullgare janë bërë mbi bazën e folklorit bullgar. Ne jemi një territor i vogël, i cili ka shans  të jetë në një vend interesant gjeografik. Me kalimin e shekujve këtu është mbledhur një konglomerat prej njerëzve, popujve, kulturave dhe Bullgaria është qendra. Prandaj dhe folklori është një burim i pashtershëm i muzikës. Botëkuptimi im është i lidhur me etno-xhazin dhe me muzikën e botës. Të tilla janë kërkimet tona, të miat dhe të kolegëve të mi nga grupet “Bullgara” dhe “Diva Reka.

Krijuam një muzikë interesante, deri tani nuk kam dëgjuar mendime negative. Grupi “Bullgara” është diçka unikale.  Shumë shpesh nxjerrim këngë të vjetra pak të harruara  dhe u japim një jetë të re. Muzika serioze duhet të ketë një jetë të gjatë. Nxjerrim gjëra që përpara 20 vjetëve dhe i rizbulojmë si të thuash. Do të doja të prezantoja dhe muzikën të cilën e incizova për Parkun historik rreth qytetit Varna. Ky është një projekt shumë interesant i bullgarëve atdhedashës, muzika prezanton  epokat historike të Bullgarisë nga eoliti deri tek Mbretëria e Dytë Bullgare dhe rënia nën sundimin osman.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR dhe arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD