Edicioni i 13-të i Ditëve të Kinemasë Ortodokse hapet më 10 mars me filmin e regjisores Natalija Batraeva “Porta e Doneckut”. Në të rikrijohet jeta e disa murgeshave nën të shtënët e luftës. Ata gjejnë kuptimin e jetës në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve në kohën e luftës civile në Ukrainë. Shfaqja e filmit është me iniciativë të Mitropolisë së qytetit Lloveç. Ideja është që ai të prezantohet çdo të martë në kishën e vogël “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” deri në përfundimin e Kreshmës së Madhe .
Në programin e Ditëve të Kinemasë Ortodokse ka edhe dy filma grekë të regjisorit Pavllos Tripodakis. “Udhëkryqi” tregon për shpresën te Zoti të njerëzve të dëmtuar nga zjarret. Filmi tjetër “Kananga” prezanton një mision ortodoks në Kongo. Spektatorët do të njihen edhe me tema si murgjëria e prezantuar përmes prizmit të jetës dhe përvojës së gjyshit Dionisij; do të mësojnë për jetën dhe çudibërësin e shenjtorit gjeorgjian nga ditët tona Gavraill Urgebaxe.
,Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për..