Ditën e martë në orën 08.00 të mëngjesit Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar akoma 19 raste të reja të të infektuarve me koronairusin. 9 prej tyre janë vendosur në spital. Kështu numri i rasteve zyrtare të Covid-19 në Bullgari bëhet 695, ndërsa rritja në krahasim me ditën e hënë është 2.8%. Nuk ka rajon të ri të prekur nga virusi. Rastet aktive të pacientëve me koronavirus janë 581, ndërsa punonjësit mjekësorë me Covid-19 janë 37. Gjatë 24 orëve të fundit ka akoma 4 viktima të sëmundjes. Bashkë me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend bëhet 35. Tani për tani numri i të shëruarve është 81.
Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..
Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..
Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..