Në këtë ditë Kisha u bën thirrje besimtarëve të kujtojnë për sakrificën vullnetare të Shpëtimtarit dhe për Dashurinë e Tij, e cila shfajëson të gjitha gabimet. Të ndiejnë vuajtjet e të afërmit, sepse çdo një dhimbje kujton vuajtjet e Krishtit në Kryq. Dhe si njerëzit, të cilët përjetojnë ankthin më të keq, duke harruar të hanë dhe të pinë ujë, besimtarët në Të Premten e Madhe nuk pranojnë ushqim dhe ujë. Në këtë mënyrë ata tregojnë se janë gati të përjetojnë të paktën një grimcë prej vuajtjeve të tmerrshme të Shpëtimtarit.
Në Të Premten e Madhe në mëngjes para shërbesës, në mes të kishës vendoset një tavolinë e lartë, e cila simbolizon Varrin e Krishtit, të mbyllur me pëlhurën, me të cilën besohet se u mbështoll trupi i Krishtit pasi u hoq nga kryqi. Mbi të vendosen Ungjilli, Kryqi dhe lule të bardha.
Pas shërbesës të krishterët ortodoksë afrohen tek Varri i Krishtit, përkulen para imazhit të Shpëtimtarit të qëndisur mbi pëlhurën, e puthin atë e pastaj puthin Ungjillin dhe Kryqin. Vendosin lule dhe kalojnë nën tryezën (varrin simbolik). Pastaj përkulen para Kryqit të Madh dhe para imazheve të Hjyilindëses dhe Shën Joan Theologut dhe pasi i puthin ato, dalin kokëulur nga kisha.
Sivjet Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare u bëri thirrje besimtarëve të zbatojnë rritet, por pa prekur dhe pa puthur pëlhurën e shenjtë dhe ikonat. Sivjet nuk do të ndahen lule, besimtarët nuk do të kalojnë nën tryezën. Ata vetëm do të mund të jenë të pranishëm në kishë gjatë shërbesës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Darina Grigorova
Sulmi në kishën katedrale "Sveta Nedelja" më 16 prill 1925 është akti më i përgjakshëm terrorist në historinë e Bullgarisë. Për nga brutaliteti dhe qëllimi i tij – në të Enjten e Madhe, nuk i afrohet asnjë akti tjetër. Gjatë Javës së Shenjtë,..
Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..
Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit. "Këto lloj llullash gjenden shpesh në..