Të krishterët ortodoksë në Bullgari pritën festën më të ndritshme – Ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes së tij. Ringjallja e Jisu Krishtit është simbol i fitores kundër së keqes dhe vdekjes.
Në Sofje para katedrales “Shën Aleksandër Nevski” Patriku Neofit bashkë me Mitropolitin për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij zhvilluan një liturgji me rastin e Pashkëve.
Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare përshëndeti popullin bullgar me fjalët se askush nuk duhet të vuajë, se duhet t’i harrojmë shqetësimet dhe vështirësitë, sepse sot festojmë ditën e ringjalljes së besimit, shpresës dhe dashurisë në zemrat tona.
Aktualisht në kishën “Shën e Diela” në kryeqytetpo zhvillohet Shërbesa e Mbrëmjes me rastin e Pashkëve – e ashtuquajtura “Ringjallja e Dytë”.
Shumica e besimtarëve zbatuan kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar dhe mbetën në shtëpitë e tyre, që të parandalohet përhapja e Covid-19.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..