Të krishterët ortodoksë në Bullgari pritën festën më të ndritshme – Ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes së tij. Ringjallja e Jisu Krishtit është simbol i fitores kundër së keqes dhe vdekjes.
Në Sofje para katedrales “Shën Aleksandër Nevski” Patriku Neofit bashkë me Mitropolitin për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij zhvilluan një liturgji me rastin e Pashkëve.
Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare përshëndeti popullin bullgar me fjalët se askush nuk duhet të vuajë, se duhet t’i harrojmë shqetësimet dhe vështirësitë, sepse sot festojmë ditën e ringjalljes së besimit, shpresës dhe dashurisë në zemrat tona.
Aktualisht në kishën “Shën e Diela” në kryeqytetpo zhvillohet Shërbesa e Mbrëmjes me rastin e Pashkëve – e ashtuquajtura “Ringjallja e Dytë”.
Shumica e besimtarëve zbatuan kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar dhe mbetën në shtëpitë e tyre, që të parandalohet përhapja e Covid-19.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..