Të krishterët ortodoksë në Bullgari pritën festën më të ndritshme – Ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes së tij. Ringjallja e Jisu Krishtit është simbol i fitores kundër së keqes dhe vdekjes.
Në Sofje para katedrales “Shën Aleksandër Nevski” Patriku Neofit bashkë me Mitropolitin për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij zhvilluan një liturgji me rastin e Pashkëve.
Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare përshëndeti popullin bullgar me fjalët se askush nuk duhet të vuajë, se duhet t’i harrojmë shqetësimet dhe vështirësitë, sepse sot festojmë ditën e ringjalljes së besimit, shpresës dhe dashurisë në zemrat tona.
Aktualisht në kishën “Shën e Diela” në kryeqytetpo zhvillohet Shërbesa e Mbrëmjes me rastin e Pashkëve – e ashtuquajtura “Ringjallja e Dytë”.
Shumica e besimtarëve zbatuan kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar dhe mbetën në shtëpitë e tyre, që të parandalohet përhapja e Covid-19.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..