Banuesja më e moshuar në bashkinë Kubrat – Gjyshja Jumjush Adill nga fshati Mëdrevo mbushi 104 vjeç.
“Nëna jonë ka lindur gjatë vitit të largët 1916, në periudhën e Luftrave Ballkanike në një familje shumë të varfër, e cila është ushqyer vetëm me punë bujqësore. Ajo ka përjetuar luftëra, uri, varfëri dhe mangësi të shumta. Të dy me babin tim kanë qenë të detyruar të punojnë si çirakë dhe si barinj nëpër kopetë e njerëzve të huaj.
Pasi nëna jonë mbeti e ve akoma përpara se të mbushë 50 vjeç, ajo duhej të rriste vetë katër fëmijët e saj. Dhe ajo vendosi që mua të më japë për adoptim, por familja në të cilën unë u rita, për asnjë çast, për asnjë moment nuk më ndau nga vëllezërit e mi, për të cilën u jam shumë mirënjohës” – tregon para Radio Bullgarisë djali i saj Muharem. Pasi humbasi dy nga djemtë e saj, sot gjyshja Jumjush gëzon një vëmendje dhe respekt nga dy djemtë e saj të tjerë, nga nuset, 10 nipërit, 11 stërnipërit.
Gruaja e moshuar gëzon dhe një shëndet të mirë. Madje voton gjithmonë në kohën e zgjedhjeve. Mbase një nga sekretet e kohëzgjatjes së jetës së saj fshihet në punëdashësinë e saj të madhe. E gjithë jeta e saj ka kaluar duke punuar punë bujqësore në fushë. Afërsia e saj e madhe me tokën, qëndrimi i saj pozitiv ndaj jetës dhe vështirësive në të sikurse janë sekreti i gjyshes Jumjush. Bashkëfshatarët e saj e nderojnë si një fqinje të mirë dhe këshilltare dhe flasin për të me respekt të madh.
“Ajo merr pension shumë të ulët, por vëllai im Ramadan kujdeset shumë mirë për të, tregoi Muharem dhe shtoi: Për ditëlindjen ajo mori përshëndetje dhe lule nga kryetari i bashkisë së qytetit Kubrat Alkin Nebi dhe nga kryetari i bashkisë së fshatit tonë Salim Mustafa. Kurse ne i dhuruam peshqeshet tona si dhe urimet më të mira për një jetë të gjatë e të lumtur. Ajo ishte shumë e gëzuar dhe e lumturuar me të gjitha këto gjeste dhe vëmendjejen e madhe nga ana e të gjithëve”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalEkspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një..