Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç”.
Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka kënduar këngë moderne për atë kohë, kurse vendimi të merret në mënyrë profesionale me muzikë popullore ka ardhur mjaft më vonë. Gjatë vitit 1962 ajo hyri në Ansamblin “Rodopa” në qytetin e saj të lindjes dhe në këtë mënyrë kënga e malit të Rodopeve u bë fati i saj dhe frymëzimi i saj.
30 vjet Hristina Ljutova ishte mes solisteve të ansamblit të qytetit Smoljan, por kjo fare nuk është kontributi i saj i madh në rikrijimin skenik të folklorit të krahinës së saj malore. Prej burimeve të ndryshme, kryesisht prej më të moshuarve, ajo ka mbledhur dhe ka ruajtur mbi 400 këngë të paçmuara. Një pjesë prej tyre ndodhen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Zëri i saj i bukur, i plotë dhe tepër i pasur (alt) ka tingëlluar në Francë, Kubë, Holandë, Rusi, Greqi, Kore, Gjermani, Hungari dhe vende të tjera, ku ka qenë për vizitë si këngëtare e korit popullor “Zërat e mëdhenj bullgarë” me dirigjent Zdravko Mihajllov. Adhurues të shumtë mblodhi dhe trioja “Rodopeja” ku ajo këndonte bashkë me vajzën e saj Marijana Pavllova.
Gjatë viteve të fundit këngëtarja e njohur jetonte tek vajza e saj në Londër. Për shëndetin e saj janë kujdesur mjekë të mirë, tregon Marjana, kurse për Hristina Ljutova thotë se ka ruajtur mençurinë dhe forcën e shpirtit të saj.
Përkulemi para saj!
Me rastin e festës së 6 Shtatorit, kushtuar një ngjarjeje të rëndësishme historike – Bashkimit të Bullgarisë, kujtojmë një marsh legjendar patriotik bullgar. Me siguri në shtatorin e vitit 1885, “Një Amanet” nuk ka shoqëruar as kryengritjet popullore në..
Vasill Najdenov, një nga këngëtarët më të dashur bullgarë të muzikës pop, feston sot, 3 shtator, ditëlindjen e tij të 75-të. Duke filluar karrierën e tij profesionale në fillim të viteve 1970, ai ka punuar me interpretuesit dhe kompozitorët më të..
MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume..