Parlamenti miratoi me konsensus të plotë një deklaratë në mbrojtje të komunitetit bullgar në Ukrainë. Shkasi për këtë është reforma e filluar administrative-territoriale në Ukrainë, e cila e ndan rajonin e Bollgradit - qendra e natyrshme administrative e bullgarëve atje. Kjo e prish seriozisht tërësinë e diasporës bullgare prej 200 000 vetash në rajonin e Bollgradit, thuhet në deklaratë.
Parlamenti i detyron autoritetet bullgare për të kërkuar një takim të ngutshëm ndërqeveritar. Kjo është një çështje me prioritet, e cila duhet të zgjidhet në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy shteteve tona duke u respektuar të gjitha vlerat evropiane, thuhet në deklaratë.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..