Kisha do të ndodhet në oborrin e manastirit mesjetar “Shën Gjon Pararendësi” dhe do të mbajë emrin e Shën Sofias dhe vajzave të saj Besa, Shpresa dhe Dashuria.“Këto janë virtyte të mrekullueshme, për të cilat ne të gjithë po kemi nevojë në jetën tonë”– tha Ati Nikollaj Veliçkov.
Kisha e re do të formojë pamjen e kompleksit të manastirit, në të cilin para dy dekadave gjatë gërmimeve arkeologjike ishin gjetur veshjet e vetme në botë të një peshkopi të endura me fije ari. Tempulli i ri do të jetë i dyti në territorin e kompleksit pas kishës kryesore, e cila mban emrin e Shën Gjon Pararendësit. Vetë ajo bashkë me një pjesë prej mureve fortifikuese të manastirit ishte zbuluar nga arkeologët në fund të shekullit të kaluar. Pasi ishte bërë restaurimi, kisha u hap në vitin 2011.
Për Atin Nikollaj vënia e gurit themeltar të faltores së re në Kërxhalli është “një çast historik”. Përgjegjësi dhe gëzim shpirtëror është ndërtimi pikërisht tani, mendon prifti dhe shprehu shpresë se ndërtimi do të kryhet brenda një viti.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..