Ai nuk është fotograf profesional. Çlodhet duke rrethuar vise pak të njohura të vendit dhe përjetëson në foto atë që shikon. Në fillin u pasionua pas fotografimit të peizazheve por dalëngadalë riorienton interesat te tematika folklorike. Sot njihet si fotografi i cili kap magjinë e traditave dhe zakoneve bullgare.
Fotografitë e Asen Velikovit prezantojnë Bullgarinë në një dritë krejt të ndryshme. Ato na ndihmojnë të rizbulojnë pasuritë e tokës sonë, ndërsa te të huajit provokojnë dëshirën për ta njohur.
Si lind pamja e Bullgarisë së ndryshme në një botë e cila unifikohet?
“Si tërësi, një dobësi e madhe për mua është portreti. Dhe për më tepër ai jo i aranzhuar, i papritur, kuadri i fshehtë. Por, më pëlqen shumë të fotografoj traditat - vjeljen e rrushit për shembull, Ditën e Pagëzimit, traditat e rivendosura. Kjo është shumë tërheqëse për mua dhe bëj çdo gjë të mundur, që të mund ta fotografoj”, - tregon fotografi në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe nga fton “Të zgjojmë atdhedashësin e fjetur tek ne”.
Pasi rastësisht bëri fotografi të riteve popullore kushtuara festës pranverore të Ngjalljes së Llazrit në fshatin Bistrica, te ai lindi interesi dhe dëshira të fotografojë veprimtari të ndryshme folklorike.
Pësojnë fotografime të tubimeve, koncerteve, shfaqjeve të ndryshme folklorike...Doemos edhe portrete të bukura të grave, fëmijëve, familjeve bullgare me veshje tradicionale, me fytyra që pasqyrojnë shpirtin bullgar.
Foto: Asen Velikov
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..
Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit , shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes së poetit revolucionar Hristo Botev, sipas stilit të ri. Me këtë rast atmosfera në qytetin..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..