Piktorja Alla Georgieva është një nga themelueset e grupit artistik të grave “Tetë mars”, i cili përmes eventeve të veta artistike provokon diskutime të lidhura me temat për feminizmin dhe orientimin seksual. Me ekspozitën “Muzeu i gruas” Alla shtron pyetje, ndër të cilat janë: a arritëm barazimin e shumëpritur të gjinive, a kemi nevojë për feminizëm, cili është roli bashkëkohor i gruas. Në muzeun shtëpi “Vera Nedkova” ajo tregon shembuj vizual, të cilët tregojnë qëndrimin ndaj femrës si ndaj një objekti seksual, reklama, të cilat përdorin trupin e gruas për shitjen e malrave, fotografi. Më shpesh objektet e renditura përdorin gjuhën e humorit, për të prezantuar gruan në situatë poshtëruese. Koleksioni është mbledhur nga Alla Georgieva në vazhdim të 20-vjetëve. Ekspozita mund të shihet deri në fund të shtatorit.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..