Piktorja Alla Georgieva është një nga themelueset e grupit artistik të grave “Tetë mars”, i cili përmes eventeve të veta artistike provokon diskutime të lidhura me temat për feminizmin dhe orientimin seksual. Me ekspozitën “Muzeu i gruas” Alla shtron pyetje, ndër të cilat janë: a arritëm barazimin e shumëpritur të gjinive, a kemi nevojë për feminizëm, cili është roli bashkëkohor i gruas. Në muzeun shtëpi “Vera Nedkova” ajo tregon shembuj vizual, të cilët tregojnë qëndrimin ndaj femrës si ndaj një objekti seksual, reklama, të cilat përdorin trupin e gruas për shitjen e malrave, fotografi. Më shpesh objektet e renditura përdorin gjuhën e humorit, për të prezantuar gruan në situatë poshtëruese. Koleksioni është mbledhur nga Alla Georgieva në vazhdim të 20-vjetëve. Ekspozita mund të shihet deri në fund të shtatorit.
Të krijosh dhe të shprehësh veten në gjuhën amtare është misioni kryesor i shoqatës "Alternativa Kulturore Caribrod". Faktin që letërsia, arti dhe kultura mund të jenë ura mes kulturave,e dëshmon revista me të njëjtin emër, që botohet nga kjo..
“Historia bullgare është e ndërthurur me kaq shumë kultura – dhe kjo është pjesë e bukurisë së saj”, tha historiania prof. Bethany Hughes. Autorja e serive dokumentae prezantoi filmin e saj “Thesaret e Bullgarisë” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Ekspozita fotografike “Snapshots of Albania – A Season to Remember” vë në qendër të vëmendjes bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, të shfaqura nëpërmjet objektivit të fotografit bullgar Nikollaj Shabarkov. Puna e..
Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht,..