Rrëshajat, ose Pentikostia e cila është festa e kishës “Trinia e Shenjtë”, shenjtëruan ikonën e Trinisë së Shenjtë – Dhiatës së vjetër. Ikona e çmueshme u pikturua nga murgjit e Manastirit “Dohiar” të Atonit, ku ruhet origjinali i “Trinisë së Dhiatës së Vjetër” e njohur edhe si “Mikpritja e Avraamit” krijuar në vitin 1425 nga Andrej Rubljov. Ikona është një nga më të njohurat në mbarë botën ortodokse. Gjatë pelegrinazhit në Aton kryeqytetasi Borisllav Llazarov dhe miq të tij nga Bansko vendosën, se kisha “Trinia e Shenjtë” në qytetin rilindës duhet të ketë një ikonë të tillë. Kështu ata u bënë dhuruesit kryesorë. Ndër ta janë edhe Dimitër dhe Duni Zahovi të cilët gdhendën një kornizë të mrekullueshëm për “Trininë e Shenjtë”.
Kisha “Trinia e Shenjtë” në qytetin Bansko shënon përvjetorin e 185 nga ndërtimi. Në thelbin e nismës për ndërtimin e kishës ishte rilindësi bullgar Llazar German ndërsa terreni u dhurua nga i ati i Neofit Rillskit – prifti Nikolla Benin. Më se 1000 emra nga 270 familje janë të regjistruar si dhurues për ndërtimin e kishës.
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..