Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një..