Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtërit edhe një ekspozitë në të hapur, por me artin e shekullit të XX – grafitti”, tha pedagogu i tyre Evgeni Serafimov.
Urban-projekti i ri parashikon krijimin e një pikture të madhe në mur të stilit të artistit me famë botërore Banksy, si kompliment ndaj krijimtarisë së tij. “Mendojmë se ky është një fillim i ri për Kjustendilin dhe kemi shumë ide në këtë drejtim”, shtoi pedagogu.Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..
Libri "Ikona nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare" - një vepër madhështore me mbi 500 faqe, me më shumë se 700 fotografi të botuara dhe artikuj shkencorë shoqërues, u prezantua zyrtarisht kohët e fundit. Edicioni unik..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...