Qyteti Burgas është mikpritës i festivalit të akullores në Zonën rreth portit, njofton Bashkia e qytetit, bashkëorganizatore e ngjarjes. Nga data 30 korrik deri më 2 gusht, banues dhe miq të qytetit jugor detar mund të provojnë akullore me aroma, shije dhe ngjyra të ndryshme. Në kohën e festivalit janë parashikuar lodra, degustime punishte për akullore, kurse mjeshtër-ëmbëltorë do të tregojnë sesi përgatiten akulloret - receta klasike për akullore me vanilje-burgunde , akullore e zezë prej kosit me karbon të aktivizuar dhe limon, e të tjera.
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..