Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magda Pushkarova - magjistarja e malit Stranxha

Foto: arkiv

“Kur je më e brengosur dhe e mërzitur, kujtohu ndonjë këngë”- kjo porosi e nënës ndikon mbi fatin e këngëtares sonë të njohur Magda Pushkarova. Ajo ka lindur përpara 100 vjetëve, gjatë muajit prill të vitit 1920 në qytetin Mallko Tërnovo. Fëmijëria e saj kalon përmes “shkollës së këndimit” të familjes dhe të fisit të saj, të cilët kanë qenë refugjatë nga Trakia e Edrenesë. Me zërin e saj të butë e ledhatues, pak sa i mbytur ajo tregon për bullgarët e dëbuar nga vendet e tyre të lindjes, për heronjtë e Stranxhës - Petko vojvodën, Inxhe vojvodën, revolucionarin Gjeorgji Kondollov, për nestinarët /valltarët të cilët hedhin valle mbi prush/..... “Në skenë nuk dilja unë. Dilte mali ynë Stranxha - heroik, poetik, mali ynë  vendas” - ka thënë akoma duke qenë e gjallë Magda Pushkarova.

Gjatë vitit 1944 një juri vendos të këndojë aty për aty në eterin e Radios Kombëtare. Pikërisht ajo ngulmon përpara kolegjiumit të radios të kërkohen akoma këngëtarë dhe këngë nga Stranxha. Jep idenë të organizohet një dëgjim në krahinën e saj të lindjes. Kështu gjatë vitit 1960 zhvillohet Tubimi i Parë Kombëtar - “Stanxha këndon” në fshatin Gramatikovo rrethi i qytetit Burgas. Ajo është mes këngëtareve të para në Ansamblin për Këngë dhe Valle Popullore - Sofja, e ftuar personalisht nga Filip Kutevi akoma në vitin e themelimit 1951. Paralelisht incizon mbi 100 këngë nga krahina e Stranxhës për fondin e Radios Kombëtare.

Këngëtarja jonë e madhe ia detyron popullaritetin e vet еdhe koncerteve të saj me grupet: “Nasha pesen”, “Sedjanka”, “Bëllgarska pesen” me të cilët kalon nëpër të gjithë Bullgarinë dhe gëzon publikun e vet të shumtë në numër. Ka 7 pllaka gramafoni dhe pjesëmarrje të ndryshme në mbi 25 vende. Ajo është dhe autore e librit kujtimesh për jetën dhe krijimtarinë e vet. Gjatë vitit 2005 i është dhënë çmimi “Nestinarka” në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas për kontribut të tërësishëm. Gjatë vitit 2006 folkloristi bashkëpunëtori i vjetër shkencor, doktori Mihaill Bukureshtliev botoi pas vdekjes së saj përmbledhjen “ Magjistarja e malit Stranxha”, ku ka mbledhur 86 këngë - të hedhura në nota nga repertori i këngëtares sonë të njohur.

Magda Pushkarova u ndihmonte trashëgimtarëve të vet të marrin rrugën profesionale të interpretuesve të këngëve popullore nga krahina e Stranxhës. Një prej tyre është Manoll Mihajllov, i cili me mirënjohje të madhe kujtohet për këshillat dhe mësimet e saj:

“Magda më pranoi si djalin e vet. Unë e dëgjova gjyshin tim Manoll, i cili më tha që kur të vete në Sofje, t’i telefonoj dhe t’i them  se dua të këndoj ashtu si ajo. Dhe kështu ndodhi. Pa më njohur, ajo u përgjigj: “Hajde nesër mbrëma dhe bëj gati këngë për radion”. Ajo donte që unë të bëhem trashëgimtari i saj dhe u kthye në një mësuese për mua. Kur qemë bashkë, ne gjithmonë këndonim.

Unë e quaj “nëna ime e këngëve” dhe “historia e këngëve të krahinës së Stranxhës”. Ajo më thoshte: Manollço, prisja që të dilte një këngëtar nga Stranxha që t’i jap melodi, të cilat t’i përshtaten zërit të burrave”. Dhe ajo më dhurojë rreth 30 këngë. Më thoshte: ”Kur të mos të jem më mes të gjallëve, të lutem, ma përmend emrin si dhe frymën time të palodhshme prej këngëtari”. Ajo jo vetëm më jepte mësime në këngë por më këshillonte sesi të sillem në skenë. Pa Magda Pushkarovën mbase nuk do të isha bërë një këngëtar i njohur. Ajo më frymëzonte, unë jam i dashuruar pas këngëve të saj. Për mua ajo përgjithmonë do të mbetet këngëtarja e madhe bullgare e krahinës së Stranxhës”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD