Fshati bullgar Bërdarski Geran në Bullgarinë Veriperëndimore është i njohur si kryeqyteti i bullgarëve banatë. Kjo bashkësi e vogël katolike dallohet me jetesën e vet dhe me traditat, të cilat i ruan me rigorozitet brez pas brezi. Festat më të shumëpritura në fshat janë karnavali “Fërshangi” në fund të dimrit dhe balloja verore. Sivjet “Balloja” do të zhvillohet më 29 gusht me pjesëmarrjen e bullgarëve banatë nga vendi dhe nga jashtë.
Për ngjarjen në Bërdarski Geran priten dhe qindra miq, të cilët kanë dëshirë të afrohen deri tek trashëgimia e pasur kulturore të bashkësisë së vogël katolike. Kulmi i festës do të jetë në darkën e ditës së shtunë, kur në mejdan do të mblidhen që të gjithë pjesëmarrësit, të veshur në veshjet popullore karakteristike banatëse.Do të ketë këngë dhe vallëzime banatëse , do të jetë e pranishme dhe gjendja e shkëlqyer shpirtërore.
“Balloja” organizohet çdo vit në fund të muajit gusht. Ngjarja mbledh në vetvete të gjithë entuziazmin dhe pasionin për të jetuar të njerëzve, të cilët e krijojnë. Duke veshur veshjet popullore për disa orë, përfaqësuesit e bashkësisë banate tek ne, ndajnë bukurinë e folklorit të tyre si dhe vlerat, të trashëguara nga paraardhësit e vet.
Foto: bardarskigeran.euShkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..