Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Bullgarisë në Serbi Radko Vllajkov inauguroi godinën e rinovuar me ndihmën e shtetit bullgar të gjimnazit në Bosilegrad të Serbisë. “Projekti “Gjimnazi evropian” është kontributi më i qartë i Republikës së Bullgarisë për perspektivën evropiane të Bosilegradit. Ajo është shprehje e kujdesit të Bullgarisë për bashkatdhetarët tanë në Bosilegrad dhe në rajonet e tjera juglindore të Serbisë me popullsi bullgare”, deklaroi Ambasadori Vllajkov në ceremoninë në Bosilegrad, e cila koincidoi me fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndihma është me përmasë 53 mijë euro dhe u përdor për rinovimin e dritareve dhe të interiorit të brendshëm.
Ndërtimi i gjimnazit në Bosilegrad ka filluar me urdhër të Borisit III në vitin 1941. Shkolla ka hapur dyer në nëntor të 1941- ës.Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..