Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga data 1 shtator masa të reja lehtësuese kundër Covid-19 në Bullgari

Foto: BTA

Ministri i Shëndetësisë lëshoi tre urdhra për t’u zbatuar në situatën e jashtëzakonshme  të epidemisë deri në fund të muajit shtator. Ato pasqyrojnë  udhëtimet drejt Bullgarisë, organizimin e procesit të punës dhe të mësimit.

Pa një test për ata të cilët mbërrijnë nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia

Personat të cilët mbërrijnë në Bullgari nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia, lejohen në territorin e vendit pa prezantuar një dokument për rezultat negativ prej PCR-testit për Covid-19. Ministri i Shëndetësisë urdhëroi që drejtorët  e inspektoratit përkatës shëndetësor rajonal të anulojnë  rekomandimet tanimë të dhëna për vënie nën karantinë të personave, të cilët kanë mbërritur në Bullgari nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia në periudhën nga data 20 gusht 2020 deri më 31 gusht 2020.


Nga data 1 shtator turistët çekë do të udhëtojnë në Bullgari pa test dhe karantinë 

Marrëveshja u arrit në një bisedë telefonike midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova dhe Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Çekisë Adam Vojteh, njoftoi Ministria e Turizmit. Bullgaria është një destinacion i preferuar turistik për një pushim familjar nga turistët çekë. Gjatë vitit 2019 numri i përgjithshëm i vizitave turistike nga Çekia është më shumë se 189 000. Vendimi është një përparim i shkëlqyer dhe do të ndihmojë veprimtarinë e operatorëve turistikë, të cilët punojnë në tregun çek, tha Nikollova.

Puna - mundësisht nga distanca

Procesi i punës i organeve kolektive drejtuese dhe të nëpunësve të zhvillohet mundësisht në formë të distancuar, ose të saktësohet një kohë pune me kufij të ndryshueshëm ose punë me turne. Kjo vihet në dukje në urdhrin e Ministrit Së shëndetësisë, të nxjerrë më 31 gusht.  

Vizitat në spitalet  lejohen vetëm për të afërmit e të sëmurëve në gjendje kritike

Nga data 1 shtator vizitat në institucionet mjekësore lejohen vetëm për të afërmit e pacientëve në një stad terminal. Me po këtë urdhër të Ministrit të Shëndetësisë nga data 31 gusht në institucionet e specializuara për ofrimin e shërbimeve sociale dhe të shërbimeve sociale të tipit rezident për fëmijët dhe të moshuarit lejohen vizita të personave të jashtëm me përjashtim dhe në bazë të gjykimit të drejtorit.  

Nga data 15 shtator rinovohet mësimdhënia nëpër shkolla

Procesi i mësimit do të zhvillohet mbi Drejtimet për punë të sistemit të arsimit parashkollor dhe shkollor të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit mësimor 2020-2021 në kushtet e Covid-19.


Pjesëmarrja në shkollat e larta të realizohet sipas kërkesave të shkollës së lartë përkatëse dhe gjatë respektimit të masave të përgjithshme kundra epidemike në vend. Mundësisht procesi arsimor të zhvillohet edhe nga distanca në një mjedis elektronik përmes përdorimit të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit, vihet në dukje në rregullore. Qendrat gjuhësore dhe arsimore, si dhe klasat parashkollore, të organizuara prej personave juridikë dhe fizikë duhet të ofrojnë shërbimet e veta në një mjedis elektronik, kurse në rast pamundësie - të sigurojnë një distancë fizike midis personave prej 1.5 metrash dhe të respektohen masat aplikuara kundërepidemike.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotos: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD