Ministri i Shëndetësisë lëshoi tre urdhra për t’u zbatuar në situatën e jashtëzakonshme të epidemisë deri në fund të muajit shtator. Ato pasqyrojnë udhëtimet drejt Bullgarisë, organizimin e procesit të punës dhe të mësimit.
Pa një test për ata të cilët mbërrijnë nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia.
Personat të cilët mbërrijnë në Bullgari nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia, lejohen në territorin e vendit pa prezantuar një dokument për rezultat negativ prej PCR-testit për Covid-19. Ministri i Shëndetësisë urdhëroi që drejtorët e inspektoratit përkatës shëndetësor rajonal të anulojnë rekomandimet tanimë të dhëna për vënie nën karantinë të personave, të cilët kanë mbërritur në Bullgari nga Turqia, Serbia dhe Bjellorusia në periudhën nga data 20 gusht 2020 deri më 31 gusht 2020.
Nga data 1 shtator turistët çekë do të udhëtojnë në Bullgari pa test dhe karantinë
Marrëveshja u arrit në një bisedë telefonike midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova dhe Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Çekisë Adam Vojteh, njoftoi Ministria e Turizmit. Bullgaria është një destinacion i preferuar turistik për një pushim familjar nga turistët çekë. Gjatë vitit 2019 numri i përgjithshëm i vizitave turistike nga Çekia është më shumë se 189 000. Vendimi është një përparim i shkëlqyer dhe do të ndihmojë veprimtarinë e operatorëve turistikë, të cilët punojnë në tregun çek, tha Nikollova.
Puna - mundësisht nga distanca
Procesi i punës i organeve kolektive drejtuese dhe të nëpunësve të zhvillohet mundësisht në formë të distancuar, ose të saktësohet një kohë pune me kufij të ndryshueshëm ose punë me turne. Kjo vihet në dukje në urdhrin e Ministrit Së shëndetësisë, të nxjerrë më 31 gusht.
Vizitat në spitalet lejohen vetëm për të afërmit e të sëmurëve në gjendje kritike
Nga data 1 shtator vizitat në institucionet mjekësore lejohen vetëm për të afërmit e pacientëve në një stad terminal. Me po këtë urdhër të Ministrit të Shëndetësisë nga data 31 gusht në institucionet e specializuara për ofrimin e shërbimeve sociale dhe të shërbimeve sociale të tipit rezident për fëmijët dhe të moshuarit lejohen vizita të personave të jashtëm me përjashtim dhe në bazë të gjykimit të drejtorit.
Nga data 15 shtator rinovohet mësimdhënia nëpër shkolla
Procesi i mësimit do të zhvillohet mbi Drejtimet për punë të sistemit të arsimit parashkollor dhe shkollor të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit mësimor 2020-2021 në kushtet e Covid-19.
Pjesëmarrja në shkollat e larta të realizohet sipas kërkesave të shkollës së lartë përkatëse dhe gjatë respektimit të masave të përgjithshme kundra epidemike në vend. Mundësisht procesi arsimor të zhvillohet edhe nga distanca në një mjedis elektronik përmes përdorimit të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit, vihet në dukje në rregullore. Qendrat gjuhësore dhe arsimore, si dhe klasat parashkollore, të organizuara prej personave juridikë dhe fizikë duhet të ofrojnë shërbimet e veta në një mjedis elektronik, kurse në rast pamundësie - të sigurojnë një distancë fizike midis personave prej 1.5 metrash dhe të respektohen masat aplikuara kundërepidemike.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotos: BTA, BGNES
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një..