Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria do të iniciojë një debat në BE për miratimin e kritereve unike për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së në kushtet e pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur zyra e shtypit e MPJ-së bullgare.
Në takimin tradicional me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bullgarisë përtej kufirit Zaharieva u bëri thirrje ambasadorëve për të punuar mbi këtë detyrë.
“Ne në BE arritëm të aplikojmë kritere për vende të treta, por në të njëjtën kohë në kuadrin e BE-së mungojnë kritere për kufijtë e brendshëm”, tha Zaharieva. Sipas fjalëve të saj rregullat unike për kontroll të kufijve të brendshëm duhet të jenë të qarta dhe publike, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..