“Prova për t’u krijuar një Kushtetutë absurde, por e leverdishme për statukuon, me ndihmën e parave dhe të mburojave policore është një vepër kriminale ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Parlamenti përpiqet duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor ta bëjë të pakuptimshëm votimin me makina dhe të krijojë mundësi për korruptimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme”. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kreu i Shtetit Rumen Radev në lidhje me ngjarjet në Bullgari gjatë ditëve të fundit.
“Veprimet e shumicës në pushtet jo vetëm e provokojnë paqen civile, ata e thellojnë krizën dhe e shndërrojnë Bullgarinë në një peng të mbijetesës së vet politike”, vuri në dukje gjithashtu Radev.
Ai dënoi dhunën policore të përdorur kundër protestuesve dhe u bëri apel edhe protestuesve, edhe policisë për të qenë të qetë dhe të mos u përgjigjen provokimeve.
“Protesta është veprimi i vetëm kundër shkeljes së demokracisë”, shënoi gjithashtu Radev. Është detyrë e çdo një qytetari për t’i thënë “jo dhunës, represioneve dhe paligjshmërisë”, nënvizoi Presidenti Radev dhe nguli këmbë për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si rrugëdalja e vetme nga kriza.Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..