Në sfondin e një interesi jo shumë të madh nga ana e eurodeputetëve u zhvillua debati në sallën plenare të Parlamentit Evropian në kontekstin e protestave antiqeveritare te ne. Më 1 tetor të këtij viti Komisioni për liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme përhapi një projektrezolutë, e cila do të jetë gati përfundimisht më 8 tetor, kur do të votohet dokumenti.
Siç pritej reaksionet e oratorëve të ndryshëm gjatë debateve ishin të ndryshme – në varësi të përkatësisë së tyre politike ata e kritikonin, ose e mbronin qeverinë bullgare.
Në emrin e Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë partia në pushtet te ne GERB, Manfred Weber vuri në dukje se Bullgaria është në proces tranzicioni dhe situata nuk mund të jetë e përsosur, por bullgarët duhet të krenohen për arritjet e deritanishme: “Në vend ka qeveri të Partisë Popullore Evropiane, por Presidenti ka qëndrim të majtë”, domethënë ka ekuilibër të forcave. Weber deklaroi gjithashtu se Bojko Borisov po drejton një qeveri proevropiane, ndërsa vendi po ecën drejt eurozonës. “Bullgaria është në rrugën e drejtë”, ndryshimet duhet të realizohen jo me protesta, por me zgjedhje.”
Ramona Strugariu nga partia centriste “Rinovo Evropën” iu drejtua homologëve të saj me pyetjen a janë të qartë se kë e përkrahin? “Sepse ju përkrahni një rrjet prej njerëzish të akuzuar për korrupsion, larje të parave të pista dhe mashtrime me mjetet evropiane”.
E ngjashme ishte edhe deklarata e eurodeputetes nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Katarina Barley, si dhe e kolegut të tij Juan Aguilar, i cili vuri në dukje se në Bullgari ka të meta dhe vazhdimisht dëgjohen akuza për korrupsion në sistemin gjyqësor dhe për përndjekjen e rivalëve politikë. Sipas fjalëve të tij situata përngjan me atë në shtete të tjera nga BE-ja, duke dhënë si shembull Hungarinë dhe Poloninë.
Duke deklaruar se e përkrah plotësisht të drejtën e protestave paqësore, zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian Věra Jourová nënvizoi shprehimisht se ndryshimet në Kushtetutën e Bullgarisë duhet të jenë objekt i një debati të gjerë dhe ka nevojë për kohë për arritjen e konsensusit. KE-ja mendon se “Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Kontroll tashmë ka treguar se është një instrument i mirë në procesin e reformave dhe ka çuar në masa legjislative dhe institucionale, që të mund të arrihen rekomandimet e tij.”
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë..