Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.
Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.
Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.
Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.
Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re,..
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për..