Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është për një vizitë zyrtare në Hungari në lidhje me përvjetorin e 100 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
Me rastin e kësaj dite do të shënohet edhe Dita e Miqësisë Bullgaro-Hungareze.
Kjo është vizita e parë zyrtare e zonjës Zaharieva në Hungari.
Pritet ajo të bisedojë me ministrin hungarez të punëve të jashtme dhe të tregtisë Peter Sijarto. Të dy ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik, krizën me Covid-19 etj.
Në kuadrin e vizitës Ekaterina Zaharieva do të dekorojë me Shenjen e Artë të Nderit të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgarë dhe hungarezë të dalluar të cilët kanë kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në ceremoni, e cila do të zhvillohet në Muzeun Kombëtar Hungarez, ministrja Zaharieva do të hapë një instalacion artistik me shkronjat bullgare.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Të gjitha..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..