Qeveria i dha dritë jeshile procedurës së ndërtimit të reaktorit të 7-të bërthamor të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Aktualisht ky central i vetmi atomik bullgar disponon dy reaktorë rusë me kapacitet me nga 1000 megavat secili. Ata prodhojnë afro 40 për qind nga energjia elektrike në vend.
Nuk është shumë e qartë situata me centralin e dytë të planifikuar atomik bullgar në Belene, për të cilën tashmë u blenë dhe u furnizuan dy reaktorë të rinj atomikë rusë me nga 1000 megavat secili dhe në ndërtimin e të cilit tashmë u investuan nga shteti më se 1.5 miliard euro. Në fillim të verës tri nga kompanitë e listës së shkurtër për pjesëmarrje në procedurën për zgjedhje të investitorit strategjikë për Centralin Atomik Elektrik “Belene” – “Rosatom”, “GeneralElectric”, “Framatome” u bashkuan, por tani për tani mungojnë veprime më konkrete. Amullia shpjegohet me koronavirusin dhe me krizën botërore ekonomike, e cila e shoqëron dhe është shkak për pezullimin ose për ndalimin e shumë projekteve industriale në mbarë botën.
Nga ana tjetër, në përputhje me kontratat ndërkombëtare vendi ynë duhet të ndalojë funksionimin e termocentraleve me qymyrgur, të cilat sigurojnë afro 50 për qind nga energjia elektrike në vend. Është e dukshme që kjo do të shkaktojë probleme me furnizimin e biznesit dhe popullsisë me energji elektrike, prandaj është e domosdoshme që të mendohet sesi të kompensohet pamjaftueshmëria e korrentit.
Sllavço Nejkov, kryetar i Institutit të Menaxhimit Energjetik tha para Radios Kombëtare Bullgare:
“Në fakt tema për kapacitete të reja në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” nuk është e re. Që në vitin 2012 ajo u zyrtarizua me akte të parlamentit. Ka një vendim nga viti 2012 dhe një tjetër nga viti 2013, por te data e sotme ky vendim duket disi pak abstrakt.”
Përkundër qëndrimit të matur në botë ndaj energjetikës bërthamore tani për tani në Bullgari mbidominojnë përkrahësit e saj. Sot ky lloj energjie siguron 33 për qind nga korrenti në vend. Ndër përkrahësit është edhe kryeministri Bojko Borisov i cili mbështet diversifikimin energjetik dhe kufizimin e varësisë së vendit në fushën e energjisë nga Rusia. Nga ana e vet ekspertët e Institutit të Ekonomisë së Tregut theksojnë në një analizë të tyre, se “teknologjitë e reja përfshijnë edhe centralet atomike elektrike – me reaktorë të vogël me module, të cilët mund të ndryshojnë prodhimin shpejtë dhe mund të plotësojnë nevojat e konsumit bullgar.”
“Për herë të parë nuk ecëm pas kohës, por veprojmë në mënyrë largpamëse. Mirëpo, ky është një proces shumë i gjatë. Me rëndësi është se u vu fillimi”, kështu eksperti energjetik profesor Atanas Tasev komentoi vendimin e qeverisë të ndërtojë bllokun e 7-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Në etapën e tanishme parashikohet që Holdingu Energjetik Bullgar të fillojë konsultime me kompani bërthamore të teknologjisë së lartë mbi çështjet e shumta rreth reaktorit të 7-të të centralit “Kozlloduj”. Sa kohë dhe me kë do të zhvillohen bisedimet; kush do të ndërtojë impiantin dhe pronë e kujt do të jetë ai; çfarë kapacitet do të kenë reaktorët; sa do të kushtojë projekti. Të gjitha ato janë pyetje, të cilët tani për tani nuk kanë përgjigje. Nuk është e rastit që ekspertë parashikojnë vënien eventuale në shfrytëzim të reaktorit të ri të 7-të në vitin e largët 2050. Sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova tani është koha të mendohet për të ardhmen, sepse jeta e blloqeve të 5-të dhe të 6-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” gjithashtu do të skadojë. Afati maksimal për bllokun e 5-të është viti 2047, ndërsa për të të 6-të – 2049.
E gjithë kjo do të thotë, se plane dhe ide për zhvillimin e energjetikës bullgare në epokën e re pa karboni ka. Mbetet pyetja për efektivitetin ekonomik të këtyre projekteve dhe për balancimet dhe kundërshtimet gjeopolitike midis ShBA-së dhe Rusisë, të cilët janë lojtarët kryesorë botërorë në fushën e energjetikës bërthamore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..