Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalin Vasilev ose si “një dallëndyshe e solli pranverën”

Dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare zgjodhën për Iluminist të vitit Kalin Vasilev dhe iniciativën e tij “Tërnovo Rëns”

Foto: BNR

Shëndet përmes lëvizjes – kjo është kauza e iluministit të ri. Me përkushtimin dhe entuziazmin e tij ai tërhoqi pas vetes së tij mijëra ndjekës në të gjithë Bullgarinë. Çfarë dimë për të?

Banuesi i qytetit Tërnovo i cili është 37 vjeç, e ndërpret punën e tij në njërin prej top universiteteve të Shteteve të Bashkuara – Carnegie Mellon University, ku merr pjesë në përpunimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja biosensore gjenetike dhe gjatë vitit 2014 kthehet në Bullgari, që të ndjek ëndrrën e vet. Kurse ajo është të mund të ruajë shëndetin e njerëzve. Kështu lind iniciativa “Tërnovo rëns” – e orientuar drejt motivacionit të njerëzve drejt një mënyre shëndetësore të jetesës. Bashkë me bashkëmendimtarë të vet, Kalin organizon stërvitje falas në të hapur, jogë, ngjitje malore, aventura me biçikletë, seminare, fushata informative, kampe e të tjera. Kurse entuziazmi i tij pushton edhe të tjerët. “Grupi ynë rritet, bëhemi gjithnjë e më shumë. Kur shkojmë nëpër mal jemi nga 200-300 veta. Vjet patëm një rekord të madh - 360 veta ngjitëm bashkë Ballkanin” – thotë Kalin.

Ai shkon nëpër Bullgari, takohet me njerëz të rinj, që të mund t’i motivojë të merren me sport. “Mësimi është se, në kundërshtim me thënien tonë popullore se një dallëndyshe nuk e sjellë pranverën”, doli se në fakt  një dallëndyshe mund ta bëjë pranverën! Njerëzit janë të zhgënjyer, më në veçanti të rinjtë. Për ta, opsioni është “po iki diku, asgjë nuk do të rastisë!”. Por, ama ata shikojnë një djalë si unë, i cili ka pasur një ëndërr dhe ka mundur të tërheq pas vetes gjatë 4-5 vjetët e fundit kaq shumë njerëz. Ata shikojnë sesi paraqiten dhe liderë të tjerë në qytetin e tyre, të cilët po kështu fillojnë të bëjnë ngjarje dhe të cilët po kështu të bëjnë të besosh se diçka do të rastis! Ky është mësimi bazë-mësimi për bashkimin. Sepse pas të gjitha këtyre ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve shëndetësore qëndrojnë përpjekjet tona të bashkuara për ndërtimin e një mjedisi pozitiv. Dhe bindja se shëndeti vjen përmes vet mjedisit” – thotë Kalin.

Rritja e tij profesionale është e lidhur me inxhinierinë gjenetike. Çfarë e detyroi bullgarin e ri të dredhojë nga rruga e karrierës të paracaktuar mirë, që t’i përkushtohet një kauze?

“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë ky të jetë shëndeti i njerëzve. I pasionuar nga shekulli i 21, se shpikja e radhës do ta shpëtojë botën nga çdo gjë, i dhashë llogari vetes se që shoqërizimi, parandalimi dhe ndërtimi i një komuniteti shëndetësor janë të futur shumë më tepër në shëndetin e njerëzve, sesa terapia e fundit gjenetike, e cila kushton 550 mijë dollarë amerikan për një njeri dhe është e paarritshme për pjesën dërmuese. E kuptova se, shëndeti ynë është një kërcim në park ose një vrapim-xhoging! Në fakt, ne kështu filluam , por u rritëm në një kontekst shumë më të gjerë social. Tani po bëjmë spastrime rreth qytetit, që të mund të ndërtojmë një mjedis të pastër! Sepse shëndeti është dhe një pastërti, shëndeti është dhe një shoqërizim. Zhvillojmë një shoqërizim shëndetësor, zhvillojmë kauza nëpër shtëpi. Tani duam që të lyejmë ura, gardhe dhe shumë gjëra të tjera...Mënyra më e mirë që ta sjellësh njeriun deri në qëllimin final, është kur ai vet e dëshiron. Kurse ai e dëshiron, kur mjedisi i tregon rrugën e drejtë” – thotë në përfundim Kalin Vasilev.

Ëndrra e tij është të ndërtojë një qendër të madhe shëndetësore falas. Diçka si shtëpi të shëndetit, por me një aspekt stërvitës dhe arsimor, i cili të jetë në dispozicion të njerëzve. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR, TarnovoRuns


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD
 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD