Në qoftë se tani bëjmë kompromis me Maqedoninë e Veriut, nesër do të kemi probleme. Historia jonë deri në vitin 1944 është e përbashkët, tha para televizionit BTV Zëvendëskryeministri i Sigurisë dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Pozicioni kornizë nga viti 2019 mbron shumë qartë interesin kombëtar bullgar. Ajo është e përkrahur nga të gjitha partitë dhe nuk mund të ndryshohet.
Gjatë takimeve para pak kohe në Uashington e shpjegova qartë pozitën bullgare me fakte konkrete, vuri në dukje Karakaçanov.
Duam që Shkupi ta ndalojë falsifikimin e historisë bullgare dhe formimin e qëndrimeve negative antibullgare nëpërmjet mediave dhe arsimit, gjë që nuk i përgjigjet sjelljes evropiane, shtoi Karakaçanov.Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..
Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..