Llojet e specializuara të turizmit do të jenë fokusi bazë në Programin Vjetor për reklamë turistike kombëtare për vitin 2021. Qëllimi është që Bullgaria të afirmohet si një destinacion i parrezikshëm dhe i qetë me mundësi të larmishme për pushim gjatë të gjitha stinëve. Aksenti do të bjerë mbi propozimet për pushime mes natyrës, itineraret kulturore, ose dhe të tilla të degustimit të verës si dhe mbi itineraret kulinare. Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Marijana Nikollova gjatë kohës së mbledhjes të zhvilluar online të Këshillit Kombëtar të Turizmit.
Nga departamenti turistik deklaruan se mbështeten më tepër tek miqtë nga vendet fqinje dhe për më tepër te turistët bullgarë. Gjatë kësaj vere në sajë të bashkatdhetarëve tanë hotelet jashtë vendpushimeve të mëdha detare patën një stinë relativisht të mirë në sfondin e një kolapsi prej 70% të pushuesve të huaj për shkak të krizës me Covid-19.
Promovimi i Bullgarisë jashtë shtetit do të realizohet më tepër online. Kurse për moto të fushatës është zgjedhur thënia “Sportet dimërore e forcojnë shëndetin tuaj”. Mesazhi është i përshtatur me ndryshimin në sjelljen e turistëve në lidhje me shpërndarjen e Covid-19.
Gjatë muajve të ardhshëm pritet një zbaticë serioze e turistëve nga Rusia, Izraeli dhe Britania e Madhe.Do të mbështetemi tek udhëtimet nga shtetet fqinje, por gjatë një situate më të këndshme epidemike. Në këtë drejtim me një rëndësi të madhe është që kufijtë e Ballkanit të mbeten të hapur. Nga departamenti deklaruan se për këtë qëllim do të punohet aktivisht, përfshi dhe në një nivel të lartë diplomatik. Fushata për tërheqjen e turistëve gjatë dimrit parashikon gjithashtu një reklamë të jashtme, si dhe një varg veprimtarish të marketingut në shtetet fqinje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / Ministria e Turizmit
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..
Bullgaria u shfaq në një klasifikim të botimit italian Il Messaggero, i cili rekomandon 10 nga destinacionet bregdetare më të përballueshme dhe me buxhet të ulët në kontinentin e vjetër. Vacanze al mare low cost in Europa: la top ten delle..
Dita e Hapur e Farit të Shabllës do të zhvillohet sot, 25 korrik, njoftoi Bashkia e Shabllës. Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin farin më të vjetër funksional në bregdetin bullgar të Detit të Zi - të hyjnë në ndërtesën historike, të mësojnë..
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi..